Këshilli politik, Ndoka: Rama nuk ka propozim për përmirësimin e standarteve, nuk kemi hapje të listave
Çështja endryshimeve kushtetuese në kuadër të reformës zgjedhore do të ulë sërish palët nëtryezën e Këshillit Poltik ditën e hënë (20 korrik) në orën 11:00.
Këtë herë nëtryezë do të ulet dhe kryeministri Rama ndërsa nga opozita e bashkuar përveçseBylykbashit dhe Petrit Vasilit do të jetë dhe sekretari i përgjithshëm i PD-sëGazment Bardhi.
Por i gjithëky organizim për reformën zgjedhore, për ish deputetin Nard Ndoka është e kotëpasi sipas tij Rama nuk ka propozime për përmirësimin e standarteve.
Në njëintervistë për Ora News, Ndoka shprehet se edhe për çështjen e listave tëhapura nuk ekziston me mënyrën se si është paraqitur.
Ndoka: Unënuk e shoh që po shkohet drejt zgjidhjes. Rama po bën një qok në këtë rast përtu përpjekur të mos marrë të gjithë peshën e fajit në këto momente dukerefuzuar edhe një ftesë për tryezë. Rama nuk ka propozime që të përmirësojëstandartet. Në propozimet e tij ka ndryshimin e rregullave në mënyrë të njëanshme.Edhe ndryshimet kushtetuese janë të paprecedenta në këto 30 vite. Nuk ështëdiçka e re. Edhe sa i përket listave, nuk kemi një hapje. Në formën si ështëparaqitur nuk e kemi. Realisht nuk ka një garë. Është një keqpërdorje e atyredeputetëve të pavarur në parlament.
GjithashtuNdoka nuk i ka kursyer kritikat edhe për opozitën parlamentare. Ai thotë se atonuk përfaqësojnë një elektorat dhe se po keqpërdoren nga Rama.
Ndoka: Përfatin e keq ajo nuk e përfaqëson opozitën. Ato janë të përjashtuar nga partitëe tyre që kanë qenë në lista. Një pjesë e mirë e tyre është vendosur përtej 100përqindshit të listave. Ata nuk përfaqësojnë asnjë elektorat dhe as qytetarët, besojse kjo u heq të drejtën politike dhe ligjore. E kanë shfrytëzuar këtë boshllëktë krijuar. Rama po i keqpërdor. Atamund të krijojnë sot partinë politike, mund të votojnë qytetarët nëse dalin menjë platformë e me kauzë që do ta shembim klasën e vjetër politike e kanë tëdrejtën për të kërkuar ndryshime kushtetuese pasi janë në shumicë. Koha do t'idënojë ato.
Rama po i përdor. Edhe për listat ehapura që thonë ramë dakord. Kur ranë dakord? Pse tallen me veten e tyre, mirëme qytetarët. Ky është një debat i hapur që kërkon përgjegjësi që mund ta bëjnëata që kanë peshë politike. Unë kam tentuar ta bllokojë por e kam pasur tëpamundur sepse aq e kam fuqinë. Nuk është problemi se kush do të jetë nënivelin e përfaqësimit, është problemi i vullnetit të cilin nuk e shoh. Këtojanë lojra. Rama nuk ka shprehur vullnetin për të qenë i hapur që ky konsensustë jetë vazhdim i marrëveshjes së 5 qershorit. Është fare normale, ai është njëkryeministër në ikje.
Intervista në studio megazetaren Matilda Mcini, përgatiti Endi Mullaj