Tenderat pa garë, në gjysmën e prokurimeve pjesëmarrësit u skualifikuan

Prej ditësh Ora News ka pasqyruar me detaje tenderat e zhvilluara nga Bashkia e Tiranës. Në fakt rezulton se edhe në vitet e para të mandatit të Erion Veliaj skualifikimi i konkurrentëve është një fenomen i dukshëm.

Prej gushtit të vitit 2015, kur ka marrë detyrën, e deri nëdhjetor të një viti më pas, kryebashkiaku i Tiranës ka prokuruar 21 tendera përinvestime në infrastrukturë me një vlerë prej 1.8 miliardë lekësh.

Në dhjetë prej tyre janë skualifikuar të gjithë ofertuesit përveçfituesit ose në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani që automatikisht ka marrëdhe kontratën.

Vetëm për këto prokurime Bashkia e Tiranës ka alokuar njëshifër prej 1 miliardë lekësh, ku më shumë se gjysmën e kësaj vlere e ka marrëkompania Fusha në vetëm 1 kontratë.

Për rikualifikimin e sheshit "Skënderbej" në fazëne parë kanë marrë pjesë tre kompani, dy prej të cilave janë skualifikuar pasinuk kanë paraqitur ofertë duke shpallur kështu automatikisht fituese Fushën.

Nga ana tjetër, kjo kompani së bashku me disa të tjera kanëpërfituar pjesën më të madhe të kësaj vlere.

Pas Fushës, bashkimi i operatorëve Agi kons & Be-ISështë ai që ka marrë rreth 374 milionë lekë të totalit përmes këtyre tenderave.

Përveç kontratave fillestare gjatë periudhës në fjalë janëmiratuar dhe 6 shtesa kontratash me një fond 44.4 milionë lekë.