Varhelyi vlerëson mbledhjen e Këshillit Politik por ripërsërit: Të votohet marrëveshja e 5 qershorit
Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vend, ku të hënën e 20 korrikut, do të mblidhet Këshilli Politik.
Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi shkruan se është diçka e mirë që ky Këshill do të diskutojë ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor.
Por ai ripërsëriti thirrjen e tij, dhe të faktorit ndërkombëtar, se marrëveshja e 5 qershorit duhet të ruhet dhe të votohet sa më shpejt në ligj.
Postimi i Varhelyi në Twitter
''Reforma zgjedhore në Shqipëri: Diçka e mirë që Këshilli Politik do të diskutojë ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor. Gjithëpërfshirja është mënyra e duhur për çështjet elektorale. Marrëveshja vendimtare e 5 qershorit duhet të ruhet dhe votohet në ligj sa më shpejt pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit në Bashkimin Europian.''
Lexo edhe: Kushtetuta rikthen Këshillin Politik. Të hënën në tryezë edhe Rama. Basha çon Bardhin
Electoral reform in #Albania: Good that Political Council will discuss proposed changes to electoral system. Inclusiveness is the way fwd on electoral matters. Crucial 5 June agreement is preserved&voted into law swiftly as it addresses a key condition for accession talks w #EU.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) July 17, 2020