Denoncimi, 23 vjeçarja me shenja të koronavirusit, nuk i bëhet tamponi

Pavarësisht se Ministria eShëndetësisë njofton se në dispozicion të të dyshuarve me koronavirus janë90.000 tamponë, nga qytetarët dhe epidemiologët denoncohet për moskryerjen eanalizave për covid.

Ergi Tabaku tregon se eafërmja e tij ka shfaqur shenja të ngjashme me ato të covid por askush nuk i kaardhur për t’i bërë tamponë.

"Kanë kaluar 7 ditë që vajza është e karantinuar.Është me temperaturë, e lodhur dhe i ka humbur pak shija'.

Pavarësisht se i kandjekur procedurat sipas protokollit, përsëri epidemiologët nuk janë paraqitur.

Ndërkohë ai ngreshqetësimin se e reja ka pasur kontakte me shumë persona të tjerë duke shtuarkështu edhe frikën e përhapjes së infeksionit në masë.

"Nuk kanë dëshirë të dalin e ta bëjnë këtëpublike pasi janë punonjës të institucionit shtetëror".

Ergi Tabaku ngre një tjetërdyshim, atë të analizave selektive.

"Ministria tha që janë90 mijë tamponë por nuk e besoj që të jetë ai numër"

Një ditë më parë policiadhe SPAK arrestoi disa punonjës të Inspektorati Shtetëror Shëndetësornë Tiranë,pasi akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke kërkuar ryshfet në  këmbim të tamponëve.