Rikthehet Këshilli Politik. Të hënën në tryezë edhe Rama. Basha çon Bardhin

Mazhoranca dhe opozita jashtë parlamentare kanë rënë dakord, që Këshilli Politik të mblidhet të hënën (20 korrik) në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve.

Pasi përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri bëri ftesë për takim në fillim të javës, opozita jashtëparlamentare pranoi pjesëmarrjen.

I pranishëm me Damian Gjiknurin do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa me përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili, do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Lexo dhe: Varhelyi vlerëson mbledhjen e Këshilit Politik por ripërsërit: Të votohet marrëveshja e 5 qershorit

Çfare ndodhi paradite

Ishte fillimisht presidenti Ilir Meta i cili mëngjesin e sotëm (17 korrik) në një takim me kreun e PD-se mori dakordësinë e Bashes për kthimin në Pallatin e Kongreseve për ndryshimet kushtetuese. "Back on track" thirrja e Ilir Metes ndaj Edi Rames per tu rikthyer në shinat e marrëveshjes së 5 qershorit ka bere qe Rama te reflektoje dhe të shprehë gadishmërine te ulet vetë me Presidentin Ilir Meta dhe Lulzim Basha.  

Lexo edhe: Opozita pranon kërkesën e PS për Këshillin Politik: Marrëveshja të miratohet sa më parë dhe pa asnjë ndryshim

Kushtetuta rikthen Këshillin Politik, Gjiknuri: Të mblidhemi me 20-21 korrik, i pranishëm do jetë edhe Rama

Ndryshimet Kushtetuese, Meta kthen PD-PS- LSI në tryezë