Tiranë, Veliaj shkatërron kurorën e gjelbër, pret pemët për kantier ndërtimi
Kurorat egjelbërta, që duhet të ishin mushkëria e pacënueshme e qyteteve tona, fatkeqësishtpo dëmtohen nga ndërtimet.
Ndërtimet shumëkatëshe në Tiranë nuk kanë zaptuar vetëm qendrën.
Kodra e Diellit prej vitesh po zhvishet nga pemët, por tashmë radhën e kanë dhe kodrat e Saukut. Pamjet flasin qartë.

Në kantier nukka shenja dalluese për atë çfarë është duke u ndërtuar.
Por po ashtunuk ka asnjë shenjë as nga inspektorët e Bashkisë të ngarkuar me detyrë për ruajtjene mjedisit.
Pas denoncimittë mbërritur në televizion, grupi i gazetarëve kërkoi të verifikonte çfarë pozhvillohej por kamera nuk u lejua nga personat përgjegjës. Nuk ka asnjë tabelëinformuese se çfarë po bëhet.
Zona po shkon drejt shkatërrimit, duke i prerë ullishtet ndërsa skavatori ishte në punë.

Tirana ështëqyteti me ndotjen më të lartë në Shqipëri, madje disa herë mbi normat.
Ndaj ambientalistët kanë kërkuar zhvillimin e zonave të gjelbërta, por mesa duket kryebashkiaku Veliaj preferon të shfaqet duke mbjellë nga një pemë për show mediatik, por nuk shfaqet kur sipërfaqe të tëra shkatërrohen duke ia lënë vendin betonit dhe ndërtesave të pa matë.