Balliu: Rama si Erdogani, kërkon të ndryshojë kushtetutën për të mbajtur pushtetin

Ndryshimet kushtetuese kanë rikthyer Këshillin Politik, dhe mazhoranca e opozita jashtëparlamentare do të mblidhen të hënën e 20 korrikut në orën 11:00, për të diskutuar.

PS do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Ramadhe nga deputeti Damian Gjiknuri, ndërsa PD nga ish-deputeti Oerd Bylykbashidhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

I ftuar në '''RTV Ora'', ish-deputeti i Partisë Demokratike, tha se nuk ështëe nevojshme që kreu i opozitës Lulzim Basha të marrë pjesë në mbledhje, pasi do diskutohen çështje teknike.

Ai shpreht se është gjë  e mirë që kryeminstri Rama po refleketon, porasnjë nga dakordësitë e firmosura më 5 qershor nuk duhet të ndryshojnë.

Klevis Balliu: ''Nuk është ndonjë marrëveshje e madhe politike. Këtu bëhet fjalë për një dakordësi midis partive politike për çështje teknike me të cilat nuk mund të merret një lider partie. Por, në PS duke qenë se Rama është vetë teknik, vetë kryetar, vetë minstër, vetë deputet, e koncepton që çdo gjë duhet ta bëjë ai. Në Partinë Demokratike funksionon hierarkia. Duke marrë parasysh që kjo është një dakordësi deri më tani e arritur, çdo dakordësi e firmosur më 5 qershor nuk duhet të lëvizë. Është shumë mirë që Edi Rama po reflekton. Nuk ka nevojë për një takim të tillë sepse janë çështje teknike, që bëhen fjalë për rregullat e lojës, jo për një marrëveshje politike. Nuk ka nevojë që të shkojë kryetari i Partisë Demokratike.''

Për Balliun, Rama vepronnjësoj si presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, i cili sipas tij ndryshoikushtetutën për të mbajtur pushtetin.

Klevis Balliu: ''Sa herë Edi Rama ndihet vetëm, ndihet i lënë pas dore, sa herë që e shikon se pushteti po i shkatërrohet, ai fillon shkatërron kushtetutën, godet ligjin, godet qytetarët, godet ekonominë, herë me banda e herë me projekte korruptive. Tani po godet kushtetutën ashtu siç bëri Erdogani. Edhe Erdogani kushtetuën kështu e ndërroi për të mbajtur pushtetin. Të njëjtën gjë po bën dhe sivllau i tij Edi Rama. Nuk ka ndonjë diferencë.''

Intervistoi në studio BetiNjuma, përgatiti për online Renato Çaushi.