Opozita jashtëparlamentare: Të gatshëm për këshillin politik, i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit

Opozitajashtëparlamentare rikonfirmoi edhe njëherë gatishmërinë e saj në vijimin eprocesit për reformën zgjedhore.

Më herëtPresidenti Ilir Meta u ka bërë ftesë kryeministrit Rama dhe kryedemokratitBasha për diskutimin e çështjeve për ndryshimet kushtetuese të rikthehen dhe njëherënë tryezën e Këshillit Politik, një thirrje kjo që duket se ka pasur përgjigjepozitive nga dy palët.

Në njëdeklaratë zyrtare, opozita jashtëparlamentare theksoi se i qëndronmarrëveshjes së 5 qershorit dhe apelit të përsëritur të partnerëve strategjikëpër miratimin e saj sa më parë në Kuvend, pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshimekushtetuese të njëanshme.              

Deklarata e plotë e opozitës sëbashkuar:  

"Opozita e Bashkuar rikonfirmonse i qëndron marrëveshjes së 5 Qershorit dhe apelit të përsëritur të  partnerëve strategjikë për miratimin e saj samë parë në Kuvend, pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme.Ndryshimet kushtetuese, të hartuara në mënyrë të njëanshme nga PartiaSocialiste, jashtë Këshillit Politik dhe pas Dakordësisë së 5 Qershorit,prishin marrëveshjen e arritur mes palëve. Këto ndryshime kushtetuese tënjënashme bien ndesh edhe me traditën 30 vjeçare të miratimit të rregullaveelektorale, që janë bërë gjithmonë me gjithëpërfshirje dhe konsensus, me qëllimrritjen e besimit të qytetarëve tek zgjedhjet dhe forcimin e demokracisëpluraliste.

Miratimi i Reformës Zgjedhore,gjithëpërfshirëse dhe konsensuale, është edhe kërkesë e Bashkimit Europian përhapjen e negociatave. Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet seriozisht dhe nëmirëbesim e angazhuar në përmbushjen e këtij objektivi madhor për vendin dhe kadhënë kontribut real në përmbushjen e këtij kushti. Kjo arritje e përbashkëtnuk duhet të zhbëhet nga interesat e ngushta politike. Marrëveshja politike e14 Janarit dhe Dakordësia e 5 Qershorit të arritura me ndihmën e partnerëvestrategjikë SHBA dhe BE duhen respektuar plotësisht dhe pa ndryshime nga tëgjitha palët.

 Sipas këtyre marrëveshjeve, çështjet edakordësuara në 5 Qershor duhet të aprovohen pa asnjë ndryshim dhe pa vonesa tëmëtejshme për të mundësuar zbatimin e dispozitave të reja zgjedhore, dukepërfshirë ngritjen e KQZ së re dhe fillimin nga puna për zbatimin eidentifikimit biometrik të zgjedhësve. Për pasojë, çdo diskutim tjetër, sipasMarrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5Qershorit, si dhe duhet të jetë në përputhje me Rekomandimet dhe praktikat mëtë mira të OSBE dhe Komisionit të Venecias.

 Rikonfirmojmë qëndrimin tonë se nëse PartiaSocialiste është vërtetë e interesuar për të diskutuar mbi çështje të tjera nëlidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janaritdhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit t’i parashtrojë ato për diskutime dhevendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Për vijimin e punës në KëshillinPolitik palët kanë dakordësuar edhe në pikën 11 të Marrëveshjes së 5 Qershorit.Opozita e Bashkuar shpreh gatishmërinë të vazhdojë diskutimin dhe punën nëKëshillin Politik për çdo temë dhe çështje që lidhet me zgjedhjet, duke nisurnga sot, por pa penguar apo vonuar miratimin pa ndryshime, sa më parë tëdakordësisë së 5 Qershorit."