Kushtetuta rikthen Këshillin Politik, Gjiknuri: Të mblidhemi me 20-21 korrik, i pranishëm do jetë edhe Rama
Qëndrimi i ndërkombëtarëve dhe presioni i politikësnë Tiranë kanë detyruar kryeministrin Edi Rama që të tërhiqet për ndryshimetkushtetuese dy javë para se ta miratonte në Parlament.
Nisma e opozitës parlamentare për lista pjesërisht tëhapura dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore do të shkojë në tryezën e KëshillitPolitik.
Ka qënë Presidentit Ilir Meta, i cili në orët e paratë mëngjesit të së premtës në një takim me liderin e opozitës ka marrë dakordësinëe Lulzim Bashës për t’u rikthyer në Pallatin e Kongreseve për ndryshimetkushtetuese.
“Back on track”, thirrja e Ilir metës ndaj Edi Ramëspër t’u rikthyer në shinat e rrugës së marrëveshjes së 5 qershorit mesa duketka bërë që ish aleati i tij Edi Rama të reflektojë dhe jo vetëm, por tregoigatishmërin për t’u ulur Presidentin dhe kreun e PD në tryezën e Këshillit Politik.
''PSnuk ka asnjë obligim ndaj PDLSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën dota mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale mendon se nismazyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik,PS s'ka si tëjetë kundër,madje megjithë OP në tryezë. Unë jam i gatshëm të shkoj vetë nëKëshillin Politik këtë herë, ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, dojetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën.''
Kërkesën e kryetarit të tij e ka zyrtarizuar përfaqësuesii PS në Këshillin politik DamianGjiknuri, me një kërkesë drejtuar 3 anëtarëve të tjerë. Në email ai propozon qëpër të diskutuar ndryshimet politike Këshilli politik të mblidhet me 20 ose 21 korrik në orën 11:00 nëpallatin e kongresëve.
Por përveç 4 anëtarëve dhe ekspertëve, në këtëmbledhje do të jetë edhe Edi Rama ndërsa mbetet e hapur ftesa për kryetarët epartive jashtëparlamentare.
Politik më datë 20 ose 21 korrik në orën 11:00, për të diskutuar rreth ndryshimeve kushtetuese.
Përmes një njoftimi adresuar opozitës jashtëparlamentare dhe asaj parlamentare, Gjiknuri shprehet se në këtë mbledhje, Partia Socialiste do të përfaqësohet nga ai dhe kryeministri Edi Rama.
Gjiknuri popozon që vendi i zhvillimit të tryezës të jetë sërish në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
Vendimi i Partisë Socialiste, vjen pas kërkesës së presidentit Ilir Meta, ku mazhoranca dhe dy opozitat të diskutonin çështjen e hapjes së listave dhe heqjes së koalicioneve parazgjedhore, në Këshillin Politik.
Kërkesa e Gjiknurit drejtuar opozitës jashtë parlamentare dhe opozitës parlamentare
Të nderuar kolegë,
Sikurse jeni në dijeni, përmes Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Kuvendi i Shqipërisë ka filluar shqyrtimin e projektligjit për ndryshime në Kodin Zgjedhor, dokument i depozituar nga një grup deputetësh të maxhorancës dhe që përmban produktin e dakordësuar në tryezën e Këshillit Politik.
Gjithashtu, paralelisht përmes Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Kuvendi i Shqipërisë ka shqyrtuar nismën e 28 deputetëve të opozitës parlamentare të cilët propozojnë ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që lidhen me hapjen e listave zgjedhore dhe vendosjen e një pragu kombëtar.
Duke ndjekur deklarimet e opozitës jashtëparlamentare në lidhje me procesin e shqyrtimit nga Kuvendi të propozimit të deputetëve të opozitës parlamentare, për ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me vullnetin për të ballafaquar pikëpamjet tona përmes dialogut konstruktiv, ju propozoj:
Mbledhjen ditën e hënë apo të martë (përkatësisht në 20 ose 21 Korrik, sipas disponimit tuaj), ora 11:00, të një tryeze të Këshillit Politik me temë diskutimi ndryshimet e miratuara nga Komisioni i Ligjeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Duke ju informuar se në këtë mbledhje Partia Socialiste do të përfaqësohet përveçse nga unë edhe nga kryetari Rama, ju bëj me dije se në rast dëshire edhe prezenca e kryetarëve përkatës të opozitës jashtëparlamentare, do të ishte plotësisht e mirëpritur nga ana jonë.
Vendi i zhvillimit të tryezës propozoj të mbetet i njëjti në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
Lexo edhe: Ndryshimet Kushtetuese, Meta kthen Bashën dhe Ramën në tryezë