Manastirliu në QSUT: Hapet laboratori i dytë për testimet ndaj Covid-19

Pas laboratorit të referencës në Institutin eShëndetit Publik, testimet molekulare për identifikimin e SARS COV2 do tëkryhen edhe në QSUT.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,Ogerta Manastirliu inspektoi sot laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare“Nënë Tereza”, ku deklaroi se po forcohen kapacitetet për kryerjen e testeveReal Time PCR.

“Me hapjen e këtij laboratori të dytë, krijojmëbaza të mira për të rritur dhe për të zhvilluar testimin, i cili në fakt do tëvijojë të ketë një objektiv kyç: gjurmimin e rasteve dhe izolimin e tyre. Sepsene për asnjë moment nuk e kemi humbur vëmendjen nga qëllimi primar i testimit.i cili është pikërisht gjurmimi, izolimi dhe mundësia e kufizimit dhe endërprerjes së zinxhirit të infeksionit. Ky laborator i çertifikuar, siç epremtuam, do të rrisë kapacitetet e testimit dhe për t’iu përgjigjurstrategjisë së testimit të realizuar me ekspertizën e Komitetit Teknik tëEkspertëve”, tha Manastirliu.

Duke folur për kapacitetet e testimit, Ministrjae Shëndetësisë u shpreh se synohet cilësi në këtë proces.

“Aktualisht në laboratorin e Institutit tëShëndetit Publik, që është një laborator reference, kapacitetet e testimit janënga 500-1 mijë testime ditore dhe me hapjen e këtij laboratori për pacientët espitaleve COVID, vijojmë rrisim kapacitetet, por rëndësi ka cilësia e testimit,ndaj dhe ky laborator është i biosigurisë 2, i çertifikuar nga OBSH” – thaManastirliu.

Shefi i Shërbimit të Laboratorit tëMikrobiologjisë në QSUT, prof. Andi Koraqi, tha se çdo gjë është gati për tënisur punën për testimin e pacientëve të spitaleve COVID.

“Laboratori është i çertifikuar dhe tashmë jemigati për të nisur punën më pacientët e spitaleve COVID të Tiranës”, tha Koraqi.

Drejtuesja e Departamentit të SëmundjeveInfektive në ISHP, prof. Silva Bino tha se ky laborator i plotëson të gjithakushtet e biosigurisë dhe do të jetë një ndihmë e madhe për luftën ndaj SARSCOV2.

Laboratori i Mikrobiologjisë në QSUT do tëvijojë edhe testimet serologjike për stafet mjekësore, pas Tiranës, edhe përstafet në spitalet rajonale. Aktualisht përqindja e pozitivitetit ështët nën5.5%.