Afrim Pacolli merr pasaportën shqiptare, Meta: Ora që shqiptarët, më të mirën e tyre ta investojnë në atdhe

Presidenti Ilir Meta ka dhënë lajmin se djali i xhaxhait të Behgjet Pacollit, dhe zv.presidenti i kompanisë së tij Mabetex, është pajisur me pasaportën shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan seAfrim Pacolli bashkë me familjen e tij janë tashmë të pajisur me këtëpasaportë.

Gjithashtu, Meta thotë se është ora që shqiptarët më të mirën e tyre ta investojnë në atdheun e tyre.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook

I lumtur që z.Afrim Pacolli dhe familja e tij janë shtetas të Shqipërisë.
Ata mbajnë me mijëra familje shqiptare me punë kudo në botë.
Ora që shqiptarët, më të mirën e tyre ta investojnë në Atdheun e tyre, po afron!