"Camaj dhe Koliqi agjentë", Doja: Është një debat anti intelektual, nuk krijon mundësi për të prodhuar ide

Në lidhje medebatin që u bë për shkrimtarët Martin Camaj dhe Ernest Koliqi pas shkrimit tëbotuar nga Auron Tare sipas të cilës, figurat e njohura kanë pasur lidhje meagjenturat e huaja, akademiku Albert Doja thotë se ky është një debat antiintelektual.

Kjo pasisipas tij, nuk prodhohen ide. Në një intervistë për Ora Neës ai shprehet sepavarësisht se dikush mund të sjellë fakte, ai person përcaktohet sipas qasjessë tij, në atë linjë ideologjike duke bërë kështu që t'i bie dhe kredibiliteti.

Albert Doja: Kjoçështje nuk është e re. Para disa vitesh janë botuar disa shkrime të tjera qëtrajtojnë të njëjtat problematika dhe sjellin të botuara të njëjtat argumente.Shkrimi i Auron Tares nuk sjell ndonjë gjë të re që nuk dihej më parë. Problemime këtë çështje qëndron pasi ky debat, kështu si po zhvillohet, për mendimin timështë një debat që do ta quaja një debat anti intelektual. Në kuptimin që nukkrijon mundësi për të prodhuar ide.

Debati është kufizuar ndërmjetpartizanësh të njërit kamp apo një kampi tjetër, që luftojnë për të mbrojturidenë e tyre të së vërtetës apo të drejtësisë së mohuar të njërit apo tjetrit.Në këtë kuptim, edhe kur paraqiten fakte, në shumicën e rasteve këto fakte nukkanë asnjë rëndësi. Ajo ç'ka është me rëndësi është që duhet të mbrojnë këtëide që i qëndrojnë besnik.

Dhe për të mbrojtur këtë ide, faktetnuk kanë rëndësi. Ajo që ka rëndësi është se kush i sjell faktet. Përderisa aiqë sjell faktet dhe që përcaktohet në këtë apo atë linjë ideologjike, aidiskualifikohet si i tillë dhe për çdo argument që sjell në këtë debat,reduktohet sikur asgjë nuk ka ndodhur.