Komisioni Europian, 50 mln euro për restaurimin e monumenteve e kulturës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit
KomisioniEuropian miratoi 50 milionë euro të cilat do të shkojnë për restaurimin emonumenteve të kulturës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
Ky fondështë pjesë e një pakete prej 100 milionë eurosh, e miratuar në mbështetje tëpërpjekjeve të Qeverisë Shqiptare për rehabilitim dhe rindërtim pas tërmetit.Ky financim është pjesë e premtimit të përgjithshëm të Komisionit Evropian prej115 milionë Eurosh, të dhënë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Sëbashkupër Shqipërinë”, në fillim të këtij viti.
“Me miratimin e kësaj paketefinanciare prej 100 milionë Eurosh, Bashkimi Evropian po mban angazhimin, përta ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, ashtu siç po embështesim vendin për të përballuar pasojat e krizës COVID-19. Ne e kemimbajtur premtimin tonë për t'u qëndruar pranë qytetarëve të Shqipërisë dhe ekemi përtërirë mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane” - shprehet Komisioneri për Zgjerim,Olivér Várhelyi.
Programi isapomiratuar do të përqendrohet në rehabilitimin dhe rindërtimin e objektevearsimore, përfshirë mobiljet dhe pajisjet, për t'u mundësuar fëmijëve dhe tërinjve të kthehen në shkollë me kushte dhe lehtësira më të mira.
Ai do tëbazohet në punimet e nisura tashmë në kuadrin e programit ekzistues tërindërtimit prej 15 milionë eurosh të financuar nga Komisioni Evropian.Programi i ri do të financojë më tej rehabilitimin e siteve të dëmtuara tëtrashëgimisë kulturore, përfshirë monumente, muze, biblioteka dhe vendearkeologjike, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe për zhvillimin ekonomikvendor.
I gjithëndërtimi do të ndjekë parimin “Rindërto më mirë”, duke zbatuar norma tëqëndrueshme ndërtimi dhe duke zvogëluar rrezikun e ardhshëm, si dhe dukerindërtuar infrastrukturë dhe sisteme më të forta, më të sigurta dhe mërezistente ndaj katastrofave.
Masa e veçantë do të sjellë gjithashtu përmirësime në efiçencën e energjisë.
Lexoni edhe: Komisioni Evropian miraton 100 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit