Zgjedhorja kthehet në Këshillin Politik? Kume: Ashtu si u arrit marrëveshja e 5 qershorit, do kemi sërish dakordësi
Tashmë duket se diskutimet për ndryshimet kushtetuese përsai përket procesit të reformës zgjedhore do të kalojnë sërish në këshillinpolitik.
Presidenti Ilir Meta i ka bërë ftesë kryeministrit Rama sidhe kryedemokratit Basha për të qenë pjesë e kësaj tryeze, një ftesë të cilënata e kanë pranuar.
Për ish kryetarin e KQZ-së, Kristaq Kume, kjo fazë e dytë epunës së Këshillit Politik është e rëndësishme.
Në një intervistë për Ora Neës ai shprehet se dakordësia dotë gjendet sërish, njësoj siç u gjet edhe në fazën e parë e cila u konkretizuame marrëveshjen e 5 qershorit
Kume: I gjithë ky proces, për të gjithë ata që ekanë ndjekur nga afër e dinë që nuk ka qenë e lehtë. Por megjithatë në funddakordësia është bërë e mundshme dhe kjo është fiksuar si e tillë në marrëveshjene 5 qershorit. Kjo do të thotë që ne nuk kemi pse të mendojmë që është e vështirëqë palët të gjejnë fjalën të përbashkët edhe për këtë fazë të dytë të punës sëkëtij këshilli për këto çështje shumë të rëndësishme. Nuk janë vetëm problemete listave dhe pragut zgjedhor por ne sot ndodhemi përpara një dokumenti në tëcilin parashikohen ndryshime në mënyrën se si duhet të zbatohen ndryshimet.
Ne kemi propozimin e ndarjes së vendit në dy njësi të mëdha zgjedhore që i përafrohetmë shumë asaj proporcional kombëtar, kjo gjë e sfumon shumë garën mekoalicione. Pra çdo subjekt politik të garojë e vetme dhe të dëshmojë se sqa mbështetëska në të gjithë Shqipërinë. E rëndësishme për mua është që këto çështje të jenëobjekt diskutimi dhe vendimarrje e të gjithë palëve dhe sot në këto kushte e këtësituatë, e vetmja mundësi për të realizuar është puna në këshillin politik.Prandaj unë e përshëndes deklaratën e kryetarit të mazhorancës që është i gatshëmqë të ulet sëbashku me të tjerët dhe të gjejnë zgjidhjen e interesave politikesi dhe zhvillimin e demokracisë në vendin tonë.
Gjithashtu Kume shprehet se mënyra se si u zhvillua i gjithë procesi përreformën zgjedhore, pra modeli i Këshillit Politik duhet të shërbejë si një shembullpër zgjidhjen e krizës politike në vend.
Kume: Të gjitha pikat që kanë marrë një dakordësi në këshillin politik nuk kanë marrë vetëm miratimin e 4 përfaqësuesve aty, por të ekspertëve të të gjitha palëve të cilët i kanë shqyrtuar mirë këto pika. Për mua, modeli i Këshillit Politik për reformën zgjedhore është një shembull shumë i mirë i zgjidhjes së krizës politike që ka kapur vendin prej më shumë se një viti. Gjithçka është produkt i dakordësisë së 4 aktorëve. Ajo që e cila nuk u arrit të bëhej ishte dakordësia për ndryshimin e sistemit dhe është fiksuar në dokumentin e 5 qershorit. Por mos harrojmë se në momentin kur 4 përfaqësuesit firmosën dokumentin e 5 qershorit, në të njëjtën kohë ata deklaruan që puna e tyre nuk mbaronte këtu por do të vazhdojë me të njëjtin ritëm për këto çështje që kanë rënë dakord kohë përpara. E gjitha kjo nëse do të realizohet kështu siç është nisur prej fillimit do të sjellë vetëm të mira.
Intervista në studio me gazetarin Leftion Peristeri, përgatiti EndiMullaj
Lexoni edhe: Takim i nivelit të lartë për ndryshimet kushtetuese? Rama u lë takim Metës e Bashës të hënën