Dueli presidencial i Polonisë, Brukseli ndjek me vëmendje procesin zgjedhor

Fati i zgjedhjeve presidenciale të Polonisë mbetet ipaqartë pasi sondazhet para rundit final të së dielës nuk nxjerrin ndonjëfitues të qartë. Presidentit të tanishëm Andrzej Duda mund t’i duhet të kërkojëndihmën e të djathtës ekstreme për të formuar qeverinë. Votimet ndiqen meinteres edhe në Bruksel për shkak të konfliktit të hapur me Varshavën përpavarësinë e gjyqësorit.

Pavarësisht se e mundi rivalin e tij në raundin e parë të zgjedhjevepresidenciale, presidenti në detyrë i Polonisë, Andrzej Duda, mund të detyrohett’i drejtohet për ndihmë të djathtës ekstreme për të formuar qeverinë.

Po ekstremistët duken të pakënaqur me të dy kandidatët dhe thonë se nuk dotë mbështesin asnjë prej tyre.

Deri tani, presidenti në detyrë Andrzej Duda dhe kryetari i bashkisë sëVarshavës, Rafal Trzaskowski, po bëjnë përpjekjet e fundit për të mobilizuarvotuesit, në ditën e fundit të fushatës presidenciale përpara votimit të sëdielës. Nga mesnata e së premtes vendoset heshtja parazgjedhore dhe publikimi isondazheve dhe fushatat elektorale ndalohen.

Duda e përfundon fushatën e tij në juglindje të vendit, ku mbështetja ështëedhe më e fortë. Ai synon të mobilizojë votuesit në rajonin e Karpateve dhe në verinë qytetin e Zamosc.

Rivali i tij Trzaskowski e ka përqendruar fushatën në qytetet e vogla nëjugperëndim të vendit. Anketat nga java e fundit i japin Trzaskowskit midis 45dhe 47.5% mbështetje, ndërsa Duda ka një mbështetje prej 44 deri në 47.3%.

Llogaritet se rreth 5-11% e votuesve janë ende të pavendosur dhe pritetpjesëmarrje e ulët e të rinjve.

Zgjedhjet konsiderohen një plebishit për ose kundër qeverisë së partisënacional-konservatore “Ligj dhe Drejtësi” (PiS). Një fitore e Dudas do tëkonsolidojë më tej kontrollin e partisë në pushtet, ndërsa humbja e tij mund tëfillojë erozionin e qeverisë së PiS.

Zgjedhjet presidenciale të Polonisë po ndiqen me interes edhe në Bruksel për shkak të probleme të vazhdueshme që Varshava ka pasur me pavarësinë e gjyqësorit. Në prill Bashkimi Europian filloi një procedurë ligjore ndaj kundër Polonisë për shkak të ndërhyrjeve ligjore që prekin pavarësinë e sistemit gjyqësor.