Libi, beteja për qytetin Sirte, mobilizohen forcat qeveritare dhe të gjeneralit Khalifa Haftar
Ndërsaintensifikohet beteja për të rifituar qytetin Sirte në Libi, mijëra luftëtarë tëhuaj nga Rusia, Turqia dhe vende të tjera vijojnë operacionet për t'u dalë nëkrah palëve të kundërta në konflikt. Qyteti verior shihet si një nyjëstrategjike për sa i përket eksporteve të naftës.
Qyteti Sirte në Libi pritet të jetë fushëbetejae radhës mes forcave besnike të qeverisë dhe atyre kundërshtare të komandantittë Ushtrisë Kombëtare Libiane, Kalifa Haftar.
Një karvan automjetesh të armatosura të luftëtarëvenisën përgatitjen gjatë ditës për mësymjen drejt qytetit verior, i lokalizuarmes Tripolit dhe Bengazit.
Qendra e banuar kontrollohet që prej janaritnga gjeneral Haftari me mbështetjen e Rusisë, Egjiptit dhe Emirateve tëBashkuara Arabe.
Për zëdhënësin e ushtrisë zyrtare, qyteti Sirteka rëndësi strategjike për grupet milice për shkak të vendndodhjes si korridorafër fushave naftëmbajtëse të vendit.
"Për ne nuk ka dallim mes Sirtes dhe ndonjë qyteti tjetër që ruhet në mënyrë kriminale nga milicët. Çdo qytet është i rëndësishëm dhe strategjik. Por bandat e shohin Sirten si hyrje drejt porteve dhe fushave të naftës që ata i kontrollojnë për të provokuar shtetin."
Forcat e paktit kombëtar po synojnë tëzmbrapsin rivalët nga brigjet mesdhetare, pasi nga muaji maj kanë mundësuar tërheqjene tyre nga disa territore kyç afër kryeqytetit.
Megjithëse qytetet janë rifituar pa shumërezistencë, përpara largimit, kundërshtarët e udhëhequr nga komandanti Haftarjanë siguruar që zonat të minohen në fshehtësi, duke u marrë jetën deri tanigati 140 civilëve dhe ushtarëve të xhenios që tentonin t'i çaktivizonin.
Këto dhe varret masive nëpër qytetet pohetohen si shkelje të ligjit ndërkombëtar të luftës.
Përpos dy palëve kryesore në konflikt, përplasjetkanë vënë edhe Turqinë përballë fqinjëve si Egjipti apo aleatëve si Rusia, tëcilët mbajnë pozicione të kundërta në luftën disavjeçare libiane.
Secila prej këtyre shteteve raportohet të ketëdërguar mbështetje ushtarake, pajisje luftarake madje edhe mercenarë për tëmbrojtur interesat vetjakë.
Palët në Libi vazhdojnë bisedimet për armëpushimqë nga fillimi i tensioneve në vitin 2014, ndërsa vendi mbetet pre e dhunës nga2011, që prej rrëzimit nga pushteti dhe vrasjes së diktatorit Muamar al-Gadafi.