Armeni, prodhimi i pushkëve "kalashnikov", nis projekti 10-vjeçar për 50 mijë armë në vit
Një kompani armene që synon të marrë certifikatënpër prodhimin e pushkëve "Kalashnikov" ka nisur prodhimin e modelevetë avancuara të armës së njohur ruse. Prodhimet dofurnizojnë ushtrinë vendëse por edhe do të eksportohen drejt vendeve të tjera.
Armenia ka nisur prodhimin e modeleve tëavancuara të armës luftarake më të famshme ruse, Kalashnikovit, për përdorim tëbrendshëm ushtarak dhe për eksportim jashtë vendit.
Kompania armene "Neutron" especializuar për mitralozët nisi këtë muaj projektin 10-vjeçar për prodhimin emodeleve Kalashnikov të serisë AK-103.
Ky model i vitit 1994, zëvendëson serinë AK-74që ka qenë nga armët automatike të lehta më të përdorura për veprimet luftarakenë botë, por ka mundësinë të përshtatet në pjesën e sipërme me pajisje mëmoderne si dylbitë elektronike apo kamerat termike për gjurmim.
Në këtë fazë të parë të prodhimit, të gjithëkomponentët metalikë, ata plastikë dhe materialet prej nanofibre sigurohen ngaRusia, nga organizata mëmë që mban markën e Kalashnikovit.
"Popërgatitemi të kemi një linjë montimi të aftë për të prodhuar deri 50 mijëpushkë dhe 150 milionë plumba të kalibrit 7,62 mm në vit. Deri tani kemirealizuar 150 pushkë automatike, dhe kur të arrijmë 1 mijë, presim të marrimcertifikatën e organizatës ruse."
Kontrata e lidhur në 2018-ën mes kompanisëKalashnikov dhe firmës armene parashikon ndër të tjera që kjo e fundit të blejë24 milionë dollarë pajisje për modernizimin e linjës së prodhimit.
Republika e Armenisë ndodhet mes dy kontentevetë Europës dhe Azisë.
Si një vend strategjik në rajonin e Kaukazit,vendi bashkëpunon shpesh me Rusinë për çështjet e mbrojtjes, ndërsa një pjesë earmëve të prodhuara gjatë viteve në vijim do u furnizohen vendeve të tjera.