BE kontrolle kufitare për britanikët
Bashkimi Europian u bëritë qartë britanikëve se pavarësisht rezultatit të marrëveshjes tregtare midisdy palëve, ata do të konsiderohen si shtetas të një vendi të tretë dhe do tëndeshen me kontrolle kufitare. Në një dokument të publikuar të enjten vonë, qytetarëtbritanikë paralajmërohen se lejet e tyre të drejtimit nuk do të njihen më nëvendet e bllokut dhe gjithashtu do të vendosen tarifa shtesë për roaming-un.
Komisioni Europian paralajmëroi Britaninë e Madhe sepavarësisht rezultatit të negociatave për marrëveshjen tregtare mes palëve, dotë konsiderohet vend i tretë dhe qytetarët e saj do të ndeshen me kontrollekufitare kur të hyjnë në vendet e bllokut ose zonës Shengen.
Gjithashtu do të nxirren jashtë funksionet pasaportat përkafshët shtëpiake dhe lejet e drejtimit të britanikëve nuk do të njihenautomatikisht, por janë subjekt miratimi i secilit vend anëtar.
Gjithashtu bie edhe marrëveshja për roaming-un midisMbretërisë së Bashkuar dhe kontinentit europian dhe në të ardhmen do të jetë nëdorë të operatorëve telefonikë të Britanisë dhe vendeve të Bashkimit Europianpër të vendosur tarifa ekstra për thirrjet dhe internetin.
Pas periudhës transitore pasagjerët britanikë nuk do tëjenë më të mbrojtur sipas parimeve të të drejtave të konsumatorëve të BE-së kurudhëtojnë midis bllokut dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Paralajmërimi vjen përmes një dokumenti të publikuar tëenjten, që bën thirrje për ndërgjegjësimin e publikut për këto ndryshimemadhore që do të ndodhin midis të dy palëve në çdolloj skenari.
Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga tregu i përbashkët dotë thotë se nuk do të ketë më një kornizë të vetme rregullatore, por dystruktura të veçanta ligjore. Kjo do të thotë që për importet, kompanitë nga tëdy palët do të duhet të ndërmarrin hapa për të siguruar produktet, të cilat dot'u nënshtrohen kontrolleve në përputhje me rregullat dhe standardetpotencialisht të ndryshme.
Aktualisht palët janë duke diskutuar marrëdhënien tregtare që do të kenë pas përfundimit të periudhës transitore më 31 dhjetor 2020 dhe ende janë larg konsensusit.