Zbulohet dhoma e torturave, policia holandeze zbulon qelitë e improvizuara nga trafikantët e drogës
Dhomatorture dhe qeli të improvizuara në kontenierë, zbuloi policia holandeze në njëmagazinë pranë kufirit me Belgjikën. Policia dyshon se këtu trafikantët edogave mbanin dhe torturonin pengjet. Gjatë operacionit u sekuestrua gjithashtu24 kilogramë drogë sintetike, veshje policore, automjete të vjedhura dhe armë.
Policiaholandeze zbuloi një dhomë torturash e përdorur nga kriminelët për të marrë nëpyetje individë të ndryshëm dhe e ndërtuar brenda një kontenieri.
Nga pamjet epara të publikuara nga autoritetet, aty duket një dentisti, ndërsa në mureishin vendosur material izolues për zhurmat për të penguar dëgjimin e ulërimave.
Deri tanigjashtë vetë janë ndaluar me dyshimin e rrëmbimit të personit dhe pengmarrjes.Më 22 qershor, policia zbuloi shtatë kontenierë në një magazinë pranë kufiritme Belgjikën.
Në një video tëpublikuar nga policia më 7 qershor, duket policia teksa hyn në magazinën meshtatë kontenierët, gjashtë prej të cilëve pas hetimeve të para u mësua sepërdoreshin si qeli.
"Tëdyshuarit i quanin kontenierët 'dhoma e trajtimit', dhe është e qartë se atojanë përgatitur për të torturuar njerëz," -thuhet në një deklaratë.
Në tavan dhe nëdysheme duken gjithashtu edhe pranga ndërsa të gjitha qelitë ishin të vëzhguaranëpërmjet një rrjeti kamerash.
Magazina kundodheshin këto qeli të improvizuara u zbulua gjatë hetimeve për një 40-vjeçarnga Haga i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe komplot për vrasje.
Policia ishte nëgjendje të gjurmonte disa mesazhe të kodifikuara të aplikacionit EncroChat, dhekjo u mundësoi autoriteteve për të ndjekur në kohë reale kriminelët.
Policiagjithashtu sekuestroi 24 kilogramë drugë sintetike MDMA, veshje policore, automjetetë vjedhura dhe armë. Leftion Peristeri