Venecia, sistem kundër përmbytjeve, projekt me 78 prita për vërshimet në luginë
Venecianëntorin e kaluar përjetoi një nga baticat më të mëdha historike që zhyti 1metër nën ujë sheshin kryesor të qytetit. Një sistem i ri digash që vijon tëndërtohet prej dekadash pritet të jetë gati tashmë dimrin që vjen.
Venecia i ka dhënë bekimin një sistemi të ridigash të lëvizshme që synohet t'i japin fund problemeve të përsëritura me përmbytjetnë qytetin verilindor të Italisë.
Sistemi që ka marrë emrin e personazhitbiblik, Moisiut, parashikon ngritjen në një gjatësi rreth 1,6 kilometra të 78pritave kundër vërshimit të ujërave në lagunën veneciane.
Barrierat mendohet se kanë kapacitetin tëmbrojnë nga dallgët deri 3 metra të larta.
Projekti u inaugurua të premten ngakryeministri italian, Xhuzepe Konte, i cili u bë dëshmitar edhe i testimit tëveprës së konceptuar që në vitet 80.
Ndërkohë që mbahej ceremonia, dhjetëraaktivistë protestonin me barka kundër digave, pasi sipas tyre ato do të dëmtojnëekosistemin unik dhe delikat të lagunës dhe për më tepër pengojnë transitin eanijeve të mëdha në qytet.
"Kyprojekt ka lindur mes shumë polemikave i ideuar për të mbrojtur Venecian ngabaticat, një rrezik objektiv, e jo imagjinar. Atyre që protestojnë, qytetarëveintelektualëve që kanë dilema, u them vetëm të urojmë që të funksionojë."
Projekti "Moze" që ka kushtuar deritani mbi 8 miliardë euro, pas shumë ndalesave dhe akuzave për afera korruptive,planifikohet të përfundojë dimrin e ardhshëm.
Punimet për sistemin e digave u nxitën nëntorine kaluar kur Venecia u godit nga një baticë e Adriatikut 1,94 metër e lartë, qëzhyti në ujë sheshin para bazilikës së Shën-Markut si asnjëherë në këto 50vitet e fundit dhe shkatërroi financiarisht familjet dhe bizneset e qytetitturistik.