BE-Turqi, përplasje për mesdheun, përfaqësuesi i lartë Josep Borrell: Jemi të vendosur të mbrojmë kufijtë

Ndërhyrja ushtarake e Turqisë në konfliktin e Libisë kashqetësuar maksimalisht Bashkimin Europian. Përfaqësuesi i lartë për Politikëne Jashtë dhe Sigurinë Jesep Borrell e quajti problematike sjelljen e Turqisë.Ai bëri tirrje për dialog për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Përfshirja e Turqisë në konfliktin e Libisë dhe gjendja me imigracionin nëMesdhe e nxiti përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Europian për Politikën eJashtë dhe Sigurinë Jesep Borrell ta quajë problematike sjelljen e Turqisë. Aibëri tirrje për dialog për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Duke folur në Parlamentin Europian, Borrell tha se vetëm bashkëpunimi mundta bëjë Mesdheun një rajon më të sigurtë dhe më të qëndrueshëm.

Në veçanti përfaqësuesi i lartë informoi Parlamentin për bisedimetintensive me Turqinë dhe Maltën, ndërsa javën e kaluar vizitoi Greqinë dheQipron për të shprehur mbështetjen e palëkundur të BE-së.

“Qëndrueshmëria dhe stabiliteti në Mesdhe kërkon vendosmërinë tonë tëpërbashkët. Konflikti i gjatë në Siri dhe në Libi prek një rajon më të gjerëdhe drejtpërdrejt Europën në lidhje me terrorizmin, krimin e organizuar dhefluksin e pakontrolluar të migracionit,” tha Borrell.

Veçanërisht Borrell, foli për Turqinë dhe mosmarrëveshjen e Ankarasë meQipron mbi të drejtat e disa ishujve të pabanuar në Mesdhe dhe përcaktimin ezonave ekskluzive ekonomike.

“Bashkimi Europian i dërgon një mesazh të qartë Turqisë. Bashkimi Europianështë i vendosur për të mbrojtur kufijtë e jashtëm dhe të drejtat sovrane tëvendeve anëtare. Ne do të vazhdojmë të punojmë gjithashtu për zgjidhjenpolitike të konflikteve në Siri dhe në Libi,” tha Borrell.

Pavarësisht problemeve me Ankaranë, përfaqësuesi i Lartë i BE-së përPolitikën e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell, nënvizoi se Turqia mbetet njëvend partner, vend kandidat për në BE dhe anëtar i NATO-s. (Leftion Peristeri)