Presidenti brazilian heq maskën para gazetarëve për t’iu treguar se “është mirë”
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, e njoftoi drejtëpërdrejtë në televizion se është testuar pozitiv për koronavirusin.
"Jam pozitiv," u tha Bolsonaro një grupi reporterësh të cilët i mblodhi të martën jashtë rezidencës së tij zyrtare.
"Nuk ka asnjë arsye frike. Kjo është jeta, "shtoi presidenti teksa mbante maskën.
"Jeta vazhdon. Falenderoj Zotin për jetën time dhe rolin që më është dhënë për të vendosur të ardhmen e këtij kombi të madh që quhet Brazil ”.
Pasi njoftoi rezultatin, Bolsonaro u tërhoq nga reporterët të cilëve iu drejtohej, hoqi maskën dhe u tha:
"Vetëm shikoni fytyrën time. Unë jam mirë, jam mirë, faleminderit Zotit … Faleminderit të gjithë atyre që janë lutur për mua … dhe për ata që më kritikojnë, pa problem, të vazhdojnë të kritikojnë sa të duan. "
Bolsonaro kritikoi sqasjen e autoriteteve qeveritare dhe lokale ndaj pandemisë, duke deklaruar se masat kufizuese dhe distancimi social për frenimin e virusit po shkaktojnë panik te qytetarët.
"Disa autoritete ndaluan njerëzit që të shkojnë në plazh," u ankua Bolsonaro, duke shtuar se "shumica e brazilianëve kanë rënë në kontakt me këtë virus dhe nuk e ndjejnë fare."
Diagnozae Bolsonaros vjen vetëm tre ditë pasi ai kishte drekuar në shtëpinë eambasadorit amerikan në Brazil, Todd Chapman, në kryeqytetin, Brasília, përfestën e pavarësisë së SHBA.
Bolsonaro, 65 vjeç, ka minimizuar në mënyrë të përsëriturpandeminë dhe mbajtjen e distancimit shoqëror, madje edhe ndërsa Brazili u bë vendi i dytë më igoditur pas Shteteve të Bashkuara, me më shumë se 65,000 vdekje dhe 1.6 milionraste të konfirmuara.
Nëmars, pasi Covid-19 shkaktoi viktimat e saj të para në Brazil, populisti iekstremit të djathtë përdori deklaroi para kombit se edhe nëse do të infektohejdo ta mposhte shpejt sëmundjen falë "prejardhjes së tij prej atleti".
Që nga ajo kohë, Bolsonaro ka vazhduar të marrë pjesë në ngjarje sociale dhe mitingje politike, shpesh duke mbajtur maskën në mënyrë të gabuar ose duke mos e mbajtur fare.