6 javë izolim për Melburnin pas shpërthimit të valës së re të infektimeve me Covid-19
Për gjashtë javë me radhë banorët e Melburnit në Australi do të qëndrojnë të izoluar në shtëpi për shkak të valës së dytë të infektimit me koronavirus. Prej ditësh autoritetet po identifikojnë mbi 100 raste të reja, ndërsa shtetet e tjera australiane po shkojë drejt zeros. Ky izolim gjashtë javor do t’i kushtojë Melburnit rreth 1 miliard dollarë në javë.
Pesë milionë australianë në qytetin e dytë më të madh tëvendit, Melburn, u zgjuan të enjten me vendimin e autoriteteve për të qëndruartë izoluar në shtëpi. Mbyllja e dytë e qytetit vjen për shkak të vështirësisësë autoriteteve shëndetësore për të vendosur nën kontrollon shpërthimin erasteve të reja të infektimit me koronavirus.
Policia është dislokuar në hyrje-daljet e qytetit për tëndaluar hyrjet e qytetarëve nga shtetet e tjera të Australisë dhe daljen ebanorëve të Melburnit.
Banorët e Melburnit, që janë të detyruar të izolohen nështëpi që nga mesnata e së mërkurës, mund të dalin vetëm për çështje tëdomosdoshme për gjashtë javët e ardhshme.
Ndërkohë të martën dhe të mërkurën, përpara fillimit tëzbatimit të izolimit të detyruar në shtëpi për gjashtë javë, banorët u sulënnëpër supermarkete duke zbrazur raftet e tyre.
"Tregtia ka rënë dukshëm. Por ne tani po ofrojmëdërgimin e ushqimit dhe të kafesë në shtëpi për t’iu kundërpërgjigjur izolimit.Komuniteti po sillet mirë, të gjithë po ruajnë optimizmin dhe po ndihmojnëbiznesin vendor," thotë Matt Byatt, pronari i një kafeneje që qëndronhapur për shërbimin e dërgimit në shtëpi.
Por ky izolim i detyruar në shtëpi vjen me një faturë tëmadhe financiare. Sipas Ministrisë së Financave, Melburnit izolimi do t’ikushtojë 1 miliardë dollarë në javë.
Shteti australian i Viktoria raportoi më 8 korrik 134infektime të reja, më pak se një ditë më parë, por shumë më shumë se shtetet etjera. Shtetet ose tjera territoret e tjera kanë regjistruar vetëm disa osezero raste të reja gjatë javëve të fundit dhe po vijojnë gradualisht me hapjene veprimtarisë ekonomike.
Australia deri tani e ka menaxhuar mirë situatën, dukeshënuar deri më 8 korrik më pak se 8,900 infektime nga koronavirusi i ri dhe106 vdekje.