SHBA tërhiqet, shpërthen OBSH: Situata nga Covid-19 do përkeqësohet gjatë 6 muajve të ardhshëm

Presidenti amerikan, Donald Trump, po e mban fjalënlidhur me tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për shkak tëmosmarrëveshjeve për pandeminë e kovidit. Largimi pritet të realizohet nëkorrik 2021 nëse vendi shlyen fillimisht deri 200 mln dollarë detyrimefinanciare.

Pas këtij vendmi ka shpëthyer keq edhe përfaqësues iOBSH-së Dr David Nabarro i cili ka paralajmëruar se kriza nga koronavirusi do përkeqësohetedhe më shumë gjatë 6 muajëve të ardhshëm dhe se liderët botërorë duhet tëpunojnë së bashku, për të gjetur zgjidhje.

Për BBC Radio 4 ai është shprehur: “Jam vërtet i trishtuar. Bota po përballetme një krizë masive shëndetësore për gjashtë muajt e fundit dhe kam frikë se dotë përkeqësohet edhe më shumë në gjashtë muajt e ardhshëm.

Nekemi ende shumë për të mësuar në lidhje me këtë virus dhe se si ta trajtojmë atë.Është për t’u ardhur keq që SHBA ka hequr buxhetin për OBSH.

Dotë ketë një ndikim buxhetor. OBSH-ja është e financuar me një të tretën ebuxhetit të Qendrave Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve dhe po funksiononmirë.

Por çështja më serioze është se të gjithë liderët botërorë dhe të gjitha vendet e botës duhet të punojnë së bashku për të trajtuar këtë virus dhe tërheqja e SHBA-së nuk është ajo që i duhet njerëzve në këtë periudhë”.