ShBA arrin në 3 mln të infektuar, por Trump beson se situata është nën kontroll
ShBA arriti në 3 milion numrin e tëinfektuarve me koronavirus ndërkohë që Presidenti Trump ngulmon se niveli ivdekshmërisë ka rënë.
Në vetëm pak kohë, ShBa arriti shifrate Bashkimit Europian ku në muajin prill shënoi 1 milion të infektuar. Ndërsavetëm gjatë muajit të fundit, u shënuan 1 milion të tjerë.
Amerikanët nuk kanë dalë ende nga valae parë e pandemisë pasi treguesit gjeografikë janë të kuq në shumicën evendeve.
Por Presidenti Donald trump përmes njëpostimi në Twitter ditën e djeshme (8 korrik) deklaroi se niveli i vdekshmërisëështë përpjestuar me 10.
Sipas medieve amerikane ky pretendimnuk është i vërtetë pasi në të gjithë vendin gjatë ditëve të fundit ka pasur njëmesatare vdekshmërie prej 600 personash.
"Nepo rriteshim, nuk kemi rënë asnjëherë dhe tani numri po rritet",tha Anthony Fauci, eksperti më i lartë për sëmundjet infektive në qeverinë eSHBA, i cili po kërkon gjithnjë e më shumë një alarm.
Por në një intervistë për Fox Neës ditëne martë të Presidentit Trump, ai nuk bie dakord me atë që thotë Fauci.
"Nejemi mirë. Po bëjmë një punë shumë të mirë. Në 2-3 javët e ardhshme ne do tëkemi një përmirësim të ndjeshëm" -u shpreh Trump.
Sipas një përllogaritje të situatës mevdekshmërinë duke parë edhe ritmin e këtij virusi nga Universitetit tëMassachusetts, në 2-3 javët pritet të ndërrojnë jetë më shumë se 15 mijëamerikanë si pasojë e koronavirusit.