"Notre-Dame", fiton tradicionalizmi, katedralja do restaurohet sipas konceptit të shekullit '19
Presidenti francez ka vënë traditën dhe nuk karënë pre e modernizmit për restaurimin e katedrales "Notre-Dame" nëParis. Vepra monumentale e katolikëve pritet të nisë rindërtimin vitin e ardhshëmpas zjarrit që e shkrumboi pjesërisht prillin e vitit e kaluar.
Katedralja e njohur franceze, "Notre-Damee Parisit", do të rikonstruktohet siç ka qenë para se të digjej pjesërishtnga zjarri i vitit të kaluar.
Një komision arkitektësh, mbrojtës të trashëgimisëkulturore dhe vetë presidenti Emanuel Makron vendosën se godina simbol ekryeqytetit të Francës duhet restauruar me idetë origjinale të shekujve të mëparshëm,dhe të mos i nënshtrohet modernizmit.
Flakët aksidentale të 15 prillit 2019shkrumbuan çatinë dhe rrëzuan majën spirale të katedrales duke përshkuar deri nëbrendësinë e ndërtesës.
Disa prej sendeve më të çmuara fetare dheartistike u arrit të shpëtohen para se zjarri të përhapej.
Për monumentin 850-vjeçar, kreu i shtetitkishte sugjeruar muaj më parë që çatia dhe spiralja mund të rindërtohen mealternativa më bashkëkohore.
Kjo shtyu arkitektë nga e gjithë bota tëpropozojnë projekte të veçanta dhe të pazakonshme, mes tyre plane për mbulimine tërë çatisë me pishinë apo me hapësirë të gjelbër.
Të enjten, komisioni i posaçëm u shpreh sekryevepra gotike e kryeqytetit por edhe spiralja e saj duhet të restaurohenduke respektuar tërësinë, koherencën, harmoninë dhe traditën.
Procesi i rindërtimit pritet të nisë vetëmvitin e ardhshëm dhe presidenti Makron ka vënë si objektiv vitin 2024 përrealizimin e tij, që të përkojë me mbajtjen e Lojërave Olimpike.
"Notre-Dame e Parisit" është kishakryesore e kryeqytetit francez dhe më e njohura në mbarë botën, dhe ka pritur mëshumë se 12 milionë turistë çdo vit në të kaluarën.