Del shëtitje me varke me të birin, aktorja e njohur zhduket, gjendet vetëm djali i saj

Naya Rivera, aktorja e njohure cila ka luajtur në filmin “Glee”, është deklaruar e humbur nga autoritetet nëliqenin e Kalifornisë Jugore.

33-vjeçarja është zhdukur nga Liqeni Piru në QarkunVentura të mërkurën në mbrëmje. Dyshmet e para janë se ajo mund të jetë mbytur.

Ajo kishte marrë një varkë me qira me djalin e saj tëvogël. Një sherif i quajtur Eric Buschow ka thënë se ata të dy janë parë dukehipur në varkë së bashku.

Një anije tjetwr ka parë djalin e vogël që po flintenë varkën e aktores. Personat që ndodheshin në atë anije, njoftuan autoritetet  nga ku nisën më pas edhe kërkimet nga ajri.

4-vjeçari kishte veshur jelekun e shpëtimit, ndërsaaktorja mendohet se nuk e kishte veshur, pasi u gjend një jelek në varkë. Kylajm ka tronditur familjarët dhe fansat e saj.

Rivera është e njohur për rolin e Santana Lopez në serialin e Fox tv për gjashtë vjet nga 2009, dhe u shfaq në çdo episod të tij. Ajo gjithashtu ishte pjesë e sitcomit të CBS “The Royal Family” dhe në filmin komedi “The Master of Disguise.”