Danimarka lëshon "pasaportë" koronavirusi që mund të shkarkohet

Qeveriae Danimarkës ka nisur procesin për pajisje me "pasaportë koronavirusi",qytetarët e saj.

Kjo “pasaportë”mund ta shkarkohet lirisht nga faqja e internetit e shëndetit kombëtar dhe mundtë përdoret gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

Qytetarët danezë së pari duhet të aplikojnë për t'u testuar përmes faqes së internetit të koronaprover.dk.

Nëseata testohen negativë, mund të shkarkojnë një certifikatë zyrtare tëkoronavirusit, duke hyrë në faqen e internetit të shëndetit kombëtar tëvendit sundhed.dk dukepërdorur ID-në e tyre. 

"Në shumë vende mund t'ju kërkohet të dokumentoni një provë negative Covid-19 dhe me pasaportën e re Covid-19, ne tani kemi një ofertë dixhitale për danezët që duhet të jenë në gjendje të sjellin një dokumentacion zyrtar të një testi në udhëtimin e tyre ", - tha ministri i shëndetësisë, Magnus Heunicke në një deklaratë për shtyp .  

Dotë jetë e mundur që kjo “pasaportë” të shkarkohet nëse testi është negativ jo mëlarg se 7 ditët e fudnit nga testi.