Trump nën akuzë? Demokratët: Hetim për evazion fiskal e përfitime të tjera

Presidenti amerikan Donald Trump rrezikon t'i nënshtrohet hetimit pasuror nga kundërshtarët demokratë nëse Gjykata e Lartë do të vendosë kundër tij. Çështja pritet të ndikojë të shanset e kreut të shtetit për të rimarrë presidencën në muajin nëntor.

Gjykata e Lartë në Amerikë pritet të marrë të enjten njëvendim sa juridik, aq edhe politik që mund të dëmtojë kreun e shtetit, DonaldTrump, më pak se 4 muaj nga zgjedhjet presidenciale.

Paditë e ngritura nga opozitarët demokratë kërkojnë tëdetyrojnë shefin e Shtëpisë së Bardhë të publikojë deklaratat tatimore dhe tëdhëna të tjera financiare që lidhen me të shkuarën e tij në biznesin familjar tëndërtimit.

Rivalët druhen se presidenti nuk po thotë të vërtetën përsa i përket pasurisë, sigurimit të parave, bashkëpunimit me kompanitë e huaja,rreth mundësisë që mund të ketë kryer evazion fiskal, pastrim parash ose mund tëketë përfituar padrejtësisht nga lehtësirat e kodit tatimor.

Për këto akuza, prej vitit 2015 kur filloi fushatën përdrejtimin e zyrës ovale, Trump është mbrojtur me pretekstin se bizneset e tijjanë në auditim e sipër, ndaj nuk mund t'i publikojë të dhënat e kërkuarafinanciare.

Gjykatat e ulëta në qytetin e Nju-Jorkut më herët kanëgjykuar se kreu i shtetit duhet t'i bëjë të njohura raportet me firmat partnerepor edhe llogaritë bankare në institucionet financiare shumëkombëshe me tëcilat ka bashkëpunuar.

Të enjten, një vendim i Gjykatës së Lartë në favor të palësakuzuese do lejonte ligjvënësit demokratë në Kongresin amerikanët që të hetojnëdyshimet e tyre.

Gjykimi kundër presidentit do bënte që çështja të përdorejpolitikisht nga demokratët në fushatën në vijim për zgjedhjet kombëtare.

Për shkak të situatës tragjike me pandeminë ekoronavirusit por edhe protestat kundër racizmit ndaj afroamerikanëve të përhapuranë mbarë vendin, publiku amerikan mendohet se e ka humbur besimin te kreuaktual i shtetit.

Në sondazhet e fundit, republikani 74-vjeçar Trump qëndronaktualisht rreth 10 për qind poshtë demokratit 78-vjeçar, Xho Bajden.