SHBA-ja jashtë OBSH-së në vitin 2021

Presidenti amerikan, Donald Trump, po e mban fjalën lidhur me tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për shkak të mosmarrëveshjeve për pandeminë e kovidit. Largimi pritet të realizohet në korrik 2021 nëse vendi shlyen fillimisht deri 200 mln dollarë detyrime financiare.

Pasmë shumë se 70 viteve anëtarësim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuardaljen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë më 6 korrik të vitit 2021.

Vendimiqë i është njoftuar Kongresit amerikan dhe OKB-së ishte paralajmëruar ngapresidenti Donald Trump muaj më parë kur vendi u godit nga pandemia ekoronavirusit.

Prejkohësh kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka akuzuar agjencinë e shëndetit global përmungesë transparence dhe për mesazhe kontradiktore që ndihmuan përhapjen e koronavirusitnëpër botë.

Kritikakryesore vërtitet rreth argumentit se OBSH-ja i besoi verbërisht informacionevetë Kinës ku edhe shpërtheu fillimisht pandemia, duke u kthyer pa dashje në njështojcë të Pekinit zyrtar.

Melargimin e SHBA-së largohen edhe qindra millionë dollarë fonde që Uashingtoni isiguron çdo vit agjencisë, por rivali demokrat i Trump-it në zgjedhjet e nëntorit,Xho Bajdën, tha të martën se nëse ai zgjidhet president, do e zhbëjë vendimin ekryeshtetarit aktual.

Deritani sëmundja e kovidit ka infektuar afro 12 milionë persona dhe ka shkaktuarmbi 540 mijë viktima në gjithë botën.

Nështetet amerikane situata sa vjen e përkeqësohet duke arritur të martënrekordin global të 3 milionë rasteve prej fundjanarit, ndërsa jetët e humburakapërcyen nivelin 131 mijë.

Teksarajone të ndryshme rikthejnë masat kufizuese për banorët, presidenti Trumpdeklaroi se ai dëshiron ta rivë në punë të gjithë ekonominë dhe të rihapë edheshkollat në vjeshtë.

Sipastij, rritja e rasteve së fundmi i atribuohet shtimit me miliona testime nëterren.

"Kur sheh çfarë ka ndodhur në Suedi dhe konceptin e tyre të tufës, pastaj në Brazil dhe në disa vende të tjera, them se ia kemi dalë si mos më mirë. Por tani është koha qëndrojmë hapur dhe çdo zjarr që do hasim ta shuajmë ashtu si të na vijë."

Nëbotë vijon gara për gjetjen e vaksinës kundër kovidit të ri, ndërsa nga OBSH-jaekspertët konfirmuan të martën se koronavirusi mund të ketë aftësinë tëinfektojë personat jo vetëm përmes spërklave direkte por edhe duke qëndruarpezull ajër për disa kohë, ndaj rekomandohet mbajtja e distancave fizike dhe përdorimii maskave të fytyrës në ambientet e paajruara.