Maska në mes të ditës në Durrës, grabisin 70 mln lekë, plagosin pronarin

Grabitet një pikë këmbimi valutor në qytetin e Durrësit. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të Pallatit të Sportit, ku katër persona të armatosur dhe me maska kanë në hyrë në një pikë valutore nën pronësinë e shtetasit Bino Malo.Ky i fundit mësohet se është përleshur me autorët e grabitjes, por pa mundur ti ndalojë ato.Kështu grupi i grabitësve kanë arritur të marrin 7 milion lekë të reja, ndërsa janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një automjet.Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, nga ku ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj grabitje.