Rikthehet Shkëlzen Doli, violinisti shqiptar koncert popullor të shtunën në TOB
Mbrëmjen e 4 qershorit në orën 20:00, instrumentisti Shkëlzen Doli do të interpretojë në TOB muzikë popullore të përpunuar në violinë.Për Shkëlzen Dolin koncerti është një ëndërr fëmijërie e bërë realitet.Instrumentisti shqiptar, Shkëlzen Doli, rikthehet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit me një koncert me perlat e muzikës popullore.Shkelzen Doli i shoqëruar nga Ansambli Popullor i TKOBAP do të interpretojë mbrëmjen e së shtunës koncertin me perlat e muzikes popullore shqiptare, te perpunuara per violine dhe orkester popullore nga Gerti Druga.Doli: Pjesë nga jugu, Shqipëria e mesme dhe veriu, më të njohurat. Është pas si koncerti i mi dhe Gerti Drugës, është pak nostalgji për fëmijërinë tonë ku jemi rritur.Do vinë të sjellura në formë tjetër, në frymë shumë më të re.Do mundohem që në mënyrë sa më autoktone ti realizoj.Koncerti për të është një ëndërr e fëmijërisë e cila po bëhet realitet:Doli: Të bëjmë një performancë që të jetë një ndihmesë dhe për artin dhe kulturën shqiptare. Ripërsëritja e gjërave të vjetra, do ketë dhe gjëra të reja dhe surpriza në koncert.Shkëlzen Doli prej vitesh interpreton në skenat e Parisit, Vienës e Spanjës, dhe rikthimi në Shqipëri sërish i krijon emocione të veçanta.Violinisti i shquar shqiptar Doli në janar të vitit të shkuar mahniti publikun botëror në koncertin e famshëm kur interpretoi me orkestrën e Filarmonisë së Vienës.Publiku shqiptar do të ketë mundësi të ndjekë violinistin shqiptar mbrëmjen e 4 qershorit në orën 20:00 në TOB.