DocuTIFF 2016, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar, 1-8 qershor
Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar do të çelë edicionin e tij të dytë në datat 1 deri në 8 qershor . Këtë vit janë përzgjedhur 180 filma dokumentar nga më shumë se 2000 aplikimeAgron Domi: “Kemi rreth 180 filma të ndarë në 100 filma që janë kompeticion në kategori të metrazhit të shkurtër, të mesëm e të gjatë dhe kategoria e zakonshme që ne e quajmë “In Albanian” për filmat që bëhen në shqip, që mund të vijnë dhe nga vende të tjera.Të huajt vazhdojnë të bëjnë filma në shqip dhe programi këtë vit është program më i zgjeruar që kemi patur ndonjëherë në In Albanian”.Përveç konkurrimit ndërkombëtar në kategoritë e filmit me metrazh të gjatë, të mesëm dhe të shkurtër, një hapësirë e veçantë do t'i lihet edhe filmit në shqip që vjen me autorë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia. Tematikat do të jënë aktuale duke nisur nga jeta e një burrneshe deri tek ndërtimet pa kriter.Agron Domi: “Një gjë e veçantë për të thënë për kohën e këtyre 180 filmave është se fillojnë me filmat që janë bërë për Shqipërinë që nga viti 1935- 1945 e që jepen për herë të parë në Tiranë. Patëm një premierë në Paris.Filmat i kemi quajtur “Silent voices” sepse kanë qënë të censuruar e të pashfaqur ndonjëherë”.Për kineastët dhe studentët e filmit do të mbahen edhe tre masterclass nga autorë e studiues të rëndësishëm nga Gjermania dhe Izraeli ndërsa do të jenë 4 juri që do të vlerësojnë filmat në konkurrim./Oranews.tv/