Bashkëpunimi kulturor, Shqipëria dhe Kina firmosin marrëveshjen 5 vjeçare

Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit kulturor, Shqipëria dhe Kina kanë firmosur marrëveshjen e përbashkët 5 vjeçare.Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se vitet e fundit, dy vendet kanë konsoliduar bashkëpunimin në realizime konkrete në këtë fushë. Ministrja zbuloi edhe iniciativën më të re, që ka të bëjë me përkthimin e 25 librave të letërsisë kineze në shqip dhe anasjellas.Mirela Kumbaro: “Një program i rëndësishëm në fushën e librit ka filluar midis dy qeverive midis dy vendeve me një mbështetje të rëndësishme financiare nga ana qeverisë së Kinës për botimin e rreth 25 librave të përkthyer nga letërsia kineze në shqip dhe anasjelltas në bashkëpunim me shoqatën e botuesve”I pranishëm, për të firmosur marrëveshjen, zëvendësministri kinez i Kulturës, u shpreh se njohja e dy vendeve bëhet më e thjeshtë duke bashkëpunuar në art dhe kulturë."Kultura dhe arti, janë mënyra më efektive për të kuptuar dhe njohur dy popujt tanë. Ndodhemi këtu për të nënshkruar këtë marrëveshje bashkëpunimi 5 vjecar të kulturës, e cila mbulon edhe fusha të tjera të artit."Në muajin shtator, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro do të vizitojë Republikën Popullore të Kinës./Oranews.tv/