Shfaqja e përbashkët serbo-shqiptare vjen për herë të parë në Tiranë
“Romeo dhe Zhuljeta” nga William Shakespeare, shfaqja e përbashkët serbo shqiptare me regji të Predrag Miki Manojlloviq, do të shfaqet për herë të parë në Tiranë me datë 7 dhe 8 qershor, në orën 20:00.Shfaqja e cila do të vijë në skenën e Teatrin Kombëtar, është prodhim i Radionica Integracija(Beograd) dhe Qendra Multimedia (Prishtinë)Në shfaqje interpretojnë aktorët e mirënjohur :Uliks Fehmiu, Anita Manciq, Mensur Safçiu, Tristan Halilaj, Milica Janevski, Jovana Gavriloviq, Edona Reshitaj, Nikola Rakoceviq, Arta Selimi Nebojsa Glogovac, Faris Berisha, Goran Jevtiq, Armend Baloku, Natasa Tapuskoviq e Miki Manojlloviq.Ngjarja zhvillohet në kohën e sotme në Veronë.Sipas regjizorit Miki Manojllviq, kultura ka qenë ndër fushat e para ku është arritur që të kapërcehen barrierat, si ato territoriale ashtu edhe të raporteve ndërnjerëzore. Ai thotë se "Romeo dhe Zhuljeta" është dëshmi serioze se komunikimi dhe bashkëpunimi mes artistëve kosovar dhe serb është i mundshëm./Oranews.tv/