The Economist: Si arriti Ermonela Jaho të bëhet soprano më e vlerësuar në botë
Prestigjiozja britanike The Economist ka shkruar për talentin dhe suksesin e sopranos shqiptare Ermonela Jaho. The Economist e përshkruan magnetike në skenë me interpretim të rrallë, por ndalet edhe tek fëmijëria e saj dhe formimi në periudhën komuniste të diktatorit Enver Hoxha.Prestiogjiozja The Economist i ka kushtuar një artikull sopranos së njohur shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho. Nën titullin si arriti Ermonela Jaho të bëhej sopranoja më e vlerësuar në botë, The Economist përshkruan talentin, performancat dhe interpretimin në skenë të pashkëputur me rrënjët dhe kulturën e saj në Shqipëri.Dhe tek kjo e fundit ndalesa është më gjatë, veçanërisht në përiudhën komuniste, kohë në të cilën Ermonela lindi dhe u formua si artiste.Në kohën kur diktatorët shtypin disidentët, arti që më së shumti mbijeton është muzika. Ndaj nuk është çudi e madhe që sopranoja e cila fitoi çmimin si këngëtarja më e vlerësuar nga lexuesit e Opera Magazine dhe padyshim një ndër më të respketuarat në botë, ka lindur dhe është rritur në Shqipërinë e Enver Hoxhës, shkruan e perditshmja britanike, duke përshkruar edhe fëmijërinë e këngëtraes, mënyrën siështë rritur,mungesat e pasionet, zakonet dhe kulturën e atyre viteve, por edhe muzikën polifonike të dasmave shqiptare.Vetë Jaho shprehet se në skenë ndihet si Suor Angelica, duke krahasuar zemërimin e personazhit të Pucinit me të sajin."Zemërimi i saj është zemërimi im, Kur këndoj, unë nxjerr çdo gjë që kam parë dhe dëgjuar në jetën time," shprehet Jaho.Artikulli mbyllet me sukseset e shqiptares, duke filluar që nga interpretimi i saj i parë i "La Traviatas"në moshën 14 vjeçare , pjesë të cilën deri tani e ka interpretuar 232 herë, por edhe sukseset e fundit që u vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Sa i përket të ardhsmes, jaho e sheh veten mësuese për zërat e rinj, gjë që të cilën ajo e bën shpesh kur kthehet në Tiranë.
/Oranews.tv/