Bregu: Do votojmë në Parlament të enjten 3 ligjet
Partia Demokratika ka deklaruar sot se do të votojë në Parlament 3 ligjet e kërkuara për marrjen e statusit të vendit kandidat.Në një konferencë për shtyp, ministrja e integrimit Majlinda Bregu theksoi se shqiptarët do t`i përgjigjen me votë kryesocialistit Rama për bllokimin që i bëri 3 ligjeve."Ne do mbështesim me përgjegjësi të plotë interesat e qytetareve, duke votuar pro tre ligjeve. Ashtu siç kemi mbështetur në çdo kohë çdo reformë e nismë që zhvillon e çon përpara këtë vend. Sepse ky është qëllimi ynë: të ecim përpara! Autobusi mavi dhe shoku që e drejton, do të bllokohet në rrugë më 23 qershor, e s’do të ecë dot më. Jo vetëm karrigen kryeministrore, të kaqshumëdëshiruar që s’do ta arrijë, por do të humbasë dhe sedilen mavi të autobusit të partisë, që po e bën krej mavri " tha Bregu.Bregu theksoi më tej se Rama mund ta evitojë edhe njëherë votimin e tre ligjeve këtë të enjte, por ai nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë historike për këtë dëm që u ka shkaktuar të gjithë shqiptarëve."Ne i kemi prirë rrugës drejt integrimit në BE, duke hedhur hapat e nevojshëm dhe merituar statusin e vendit kandidat . Ne nuk do të ndalojmë së punuari dhe apeluari derisa tre ligjet të miratohen dhe shqiptaret ta shohin veten në BE” tha Bregu.Sipas Bregut, vota e ditës së enjte për tre ligjet ndan dy botë të ndryshme si dhe dy alternativat, atë të PS-së dhe të Partisë Demokratike.Ndan alternativën e një koalicioni që vetëm bllokon e bojkoton me politika destructive, që e kthejnë Shqipërinë mbrapa dhe që ligjet po i voton tjesht për të larë duart si pons pilati, pasi privoi Shqipërinë për tre vjet e 227 ditë me rradhë, nga statusi i vendit kandidat dhe alternativën e PD-së e aleatëve të saj me të cilën shqiptarët kanë firmosur marrveshjen e Stabilizim Asocimit, antarësimin në NATO, heqjen e vizave dhe rekomandimin e statusit të vendit anëtar në BE; alternativa që po ndërmerr veprime konkrete për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe që e çojnë Shqipërinë përpara” tha ajo.