Ngjarja në Prezë, policia: Konflikt mes kushërinjve për motive banale

Policia e Tiranës në një njoftim për media ka sqaruar ngjarjen e ndodhur të shtunën e kaluar në Prezë të Tiranës ku u dogjën makinat dhe u godit me armë në shtëpinë e tij kreu i PS për komunën e Prezës Lavdim Kajmaku.Sipas bluve të Tiranës kjo ngjarje nuk ka prapavijë politike por është një konflikt midis kushërinjve i ndodhur për shkaqe banale. Kështu në bazë të dëshmive të dhëna në vetë të dëmtuarit Shefqet, Agim dhe Lavdi Kajmaku në polici konflikti ka nisur 10 ditë më parë më të afërmin e tyre Ramazan Halili njëkohësish djali i tezes.Bëhet me dije se konflikti ka nisur për motive të dobta dhe më pas të dy palët kanë kaluar në fyerje të ndërsjellta mes tyre. Ndërkohë që prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për veprat penale të vrasjes me paramendim të mbetur në tentative, shkatërrim pronë dhe armëmbajtje pa leje.Në njoftimin e policisë thuhet se në drejtim të shtëpisë së Kajmakut është gjuajtur 25 herë më automatik, pasi në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja dhe dy bidona plastike me lëndë djegëse.Ngjarja e rëndë u regjistrua javën e kaluar në Prezë të Tiranës ku u dogjën dy makina dhe u godit më armë në drejtim të shtëpisë së familjes Kajmaku. Ndërsa në njoftimin e bluvë të Tiranës nuk thuhet asgjë për djegjen e biznesit të Lavdim Kajmakut mëngjesin e së mërkurës në autostradën Tiranë-Durrës.