Kuvendi: Të enjten seanca për 3 ligjet dhe amnistinë fiskale
Ndonëse ishte parashikuar për të hënën, Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet të enjten për votimin e tre ligjeve për integrimin. Njoftimi është bërë publik nga zyra e shtypit të Parlamentit, ku theksohet se seanca e cila u kërkua nga Kryeministri Berisha do mbahet të enjten në orën 10:00.Katër ditë më parë gjatë një takimi elektoral në Kukës, Berisha kërkoi thirrjen e parlamentit për votimin e tre ligjeve për integrimin dhe amnistisë fiskale nga viti 2011 gjer sot për të gjithë shqiptarët.“Ditën e hënë do mblidhet Parlamenti shqiptar për të votuar ligjet. Por aty ne shkojmë ballë hapur sepse bëmë gjithcka për të merituar statusin e vendit kandidat, sepse në cdo ditë kërkuam votimin e ligjeve, ndërsa ti mjeran vjen në Parlament me çelsin në qafë. I bëj thirrje të votojë amnistinë fiskale nga viti 20011 gjer më sot për të gjthë shqp0tarët. Se ti zotëri kishe amnistuar Koçon. Ti që i jepje Koços 80 % të tenderave të Bashkisë, të gjithë reklamat e kryeqyteti, ti që i llogarisje bulevardin për sheshe ndërtimi refuzove e amnistinë fiskale, ndaj të votojmë sëbashku me ligjet amnistinë fiskale”, deklaroi Berisha të enjten nga K+ukësi.