Zbulohet rrjeti që trafikon shqiptarët në Britani, emigranti tregon sa paguan

Çështja e emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria është temë dite në Britaninë e Madhe.Ndërsa politikanët pro daljes së vendit nga Bashkimi Evropian e përdorin këtë për fushatë, autoritetet nga ana tjetër hetojnë mënyrën se si kryhet ky trafik.Gazeta britanike “Sun”, zbulon një bandë kriminale e cila përfiton 140 mijë paund për trafikun e emigrantëve. Sipas dëshmive të siguruara nga gazeta, banda përdor anije që nisen nga qyteti bregdetar  Dymchurch, Kent në Gjermani për në Calais të Britanisë.E njëjta bandë besohet se po transportonte edhe 18 emigrantët shqiptarë që pak ditë më parë rrezikuan të mbyten.Gazeta ka siguruar edhe një video ku besohet se janë filmuar pjesëtarët e grupit që kryen trafikun e emigrantëve. Kontrabandistët veprojnë në qytetin Dymchurch. Dy makina dhe një furgon tip Ford ndalin dhe qëndrojnë për rreth 13 minuta dhe më pas kryejnë transportin e emigrantëve pas udhëtimit nëpërmjet detit gjatë natës. Pamjet janë filmuar në muajin maj.Në një video tjetër, shihet një skaf i bardhë me rimorkio duke transportuar emigrantë. Varka besohet se lundruar në Calais ku dyshohet se erdhën 18 shqiptarët, të cilët për fat nuk shkuan në destinacion nga banda.Një shqiptar i tha policisë se kishte paguar 8 mijë paund për transportin nëpërmjet barkës. Kjo do të thotë se banda do të përfitojë 140 mijë paund për çdo udhëtim.  Zyrtarët vendorë në Dymchurch thanë se javët e fundit janë rritur shumë anijet e dyshimta në zonën detare.01_01001214_940883_2902655a 02_01001214_c1faa4_2902641a 03_01001214_d7203a_2902642a 04_01001214_407401_2902643a 05_01001214_4b1efc_2902644a 07_01001214_7933d3_2902647a/Ora News/