600 mln lekë për fushatën e transmetimeve dixhitale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2016, 18:18
Kryeministri i shtohet një fond shtesë prej 60 milionë lekësh të rinj, ose 600 mln lekë të vjetra, shumë e cila i kalon ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike.Fondi në fjalë do të shkojë për financimin dhe organizimin e fushatës për kalimin e transmetimeve nga analoge në dixhitale.Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave dhe përfshihet në zërin e “shpenzimeve korrente”, teksa shuma do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për këtë vit.
/Ora News/