Fëmijët me aftësi ndryshe, Shërbimi Social Kukës: Shtohen rastet, rritet dhe dhuna

Në Kukës, Shërbimi Social jep alarmin për shtimin e rasteve të mosraportimit të fëmijëve me aftësi ndryshe, apo autikë, duke mos ndihmuar në kapjen në kohë të rastit. Shërbimi Social paralajmëron se familjet që nuk trajtojnë sic duhet të miturin, do u hiqet kujdestaria.Shërbimi Social në Kukës, paralajmëron familjet që kanë fëmijë me aftësi ndryshe, të përkujdesen sic duhet, pasi në të kundërt masat do jenë deri në heqje të kujdestarisë. Sipas ekspertëve, shpesh familjarët nuk i integrojnë këta fëmijë, për shkak të mentalitetit, duke rënduar mbi gjendjen e të miturve.Dileman Nela, përgjegjës i Shërbimit Social pranë bashkisë Kukës:  Pjesë e mirë e familjarëve vazhdojnë ti fshehin këto raste. Shtohen rastet e dhunës në familje qoftë për shkaqe ekonomike apo raste të tjera. Një pjesë e mirë e kujdestarëve nuk kujdesen sipas ligjit. Në tre raste që kemi pasur i kemi referuar në në bashkie dhe shërbimin social dhe do arrijmë deri atje sa ti hiqet e drejta e kujdestarisë.Ndërkohë në kuadër të 1 qershorit, observatori i të drejtave të fëmijëve i ka kërkuar bashkisë së Hasit dhe Tropojës të mundësojnë qendra funksionale ditore në mënyrë që të vegjlit me aftësi ndryshe të kenë mundësi të marrin shërbime të specializuara dhe të kenë mundësi të integrohen. Shkëlqim Muça, Observator i të drëjtave të fëmijëve: Nuk kemi në këto dy bashki qendra funksionale ditore për të ofruar shërbime për grupet në nevojë. Standardet kanë të bëjnë edhe me përmirësimin e infraqstrukturës.Në të gjithë rajonin e Kukësit ekziston vetëm një qendër multifunksionale ditore në bashkinë e Kukësit, ndërsa fëmijët e Hasit dhe Tropojës, familjarët detyrohen t’i nisin drejt qendrave të Kosovës./Oranews.tv/