Shqipëria mision ushtarak në Mali të Afrikës

Një personel i Forcave të Armatosura të vendit tonë do të dërgohet në Mali të Afrikës në kuadër të një operacioni ushtarak të Bashkimi Evropian.Misioni do të ketë rol trajnues (EUTM Mali). Pjesë e misionit do të jenë 3 ushtarakë për 8 qershor - 17 nëntor 2016;  si dhe 4 ushtarakë për periudhën 17 nëntor 2016 - 1 qershor 2017.Venddislokimi i personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është në bazën e operacionit ushtarak të Bashkimit Evropian, në Koulikoro, në Republikën e Malit, në Afrikë. Ministria e Mbrojtjes, për ushtarakët pjesëmarrës në këtë operacion, përballon shpenzimet për:

  1. a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;
  1. b) sigurimin e jetës;
  2. c) siguracionin shëndetësor jashtë zonës së operacionit;
ç)  mbështetje shëndetësore;
  1. d) shpenzime për telefon, internet dhe shërbime postare;
  2. dh) transport;
  3. e) transportimin e individëve të shkëputur nga misioni për në atdhe, në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerje disipline;
ë) aktivitete social-kulturore, në rastet e festave kombëtare, gjatë kohës së kryerjes së misionit;
  1. f) çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së operacionit.
/Ora News/