Formulari Nokës, PS i dorëzon sot kërkesën për hetim Prokurorisë
Partia Socialiste i kërkon zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë formularin e dekriminalizimit të deputetit të PD Flamur Noka, duke argumentuar se ish-Minsitri i Brendshëm ka fshehur arrestimin e tij në vitin 1991 nga organet e sigurisë së ish-Jugosllavisë.Kërkesa që pritet të dorëzohet sot në organin e akuzës nga nënkryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, është firmosur nga më shumë se një e dhjeta e deputetëve të Parlamentit.Në kërkesë nënvizohet se deputeti demokrat Noka nuk ka deklaruar në pikën 5 dhe pikën 7 të formularit ndalimin, vendosjen e masës së sigurisë personale dhe dëbimin nga një shtet i huaj.Po ashtu në kërkesën e saj PS thekson se Ligji për dekriminalizimin parashikon ndërprerjen e mandatit, shkarkimin dhe ndjekjen penale për të çdo të zgjedhur që fsheh të dhënat.Që pas publikimit të formularëve, selia rozë në deklarata të përditshme po kërkon shpjegime nga PD për Flamur Nokën dhe hetim për të dhënat e publikuara prej tij.Alfred Peza: Ish-ministri i brendshëm Flamur Noka akuzohet si spiun i shërbimeve sekrete serbe. Ai ka qenë i ndaluar dhe ka gënjyer në formularin që ka plotësuar vetë për dekriminalizimin. PD duhet të veprojë menjëherë. Në të njëjtën mënyrë duhet të vepruar për Alban Zenelin, deputetin e dënuar me burg , por edhe për Ristanin i dënuar gjithashtu me burg.Por Partia Demokratike i konsideron akuzat e PS sulme absurde dhe i kërkoi kryeministrit Rama te dorezojë trafikantët dhe kriminelet qe janë në poste kyçe.PD po ashtu shprehet se Kryeministrit Edi Rama tu kërkojë ndjesë shqiptarëve që i poshtroi me këtë qeverisje.Ndërkohë vetë deputeti, Flamur Noka, nuk ka reaguar deri më tani për akuzat e përditshme të Partisë Socialiste.