FOTO-LAJM/ Spektakli i “Burrave Merimangë” tek spitali i fëmijëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2016, 20:00
Policia e Shtetit organizoi sot një spektakël të vërtetë me fëmijët e shtruar pranë Spitalit të Pediatrisë në kryeqytet.Me nënshkrimin “TI JE HEROI YNË”, policët e veshur si heroi i famshëm i filmave vizatimorë “Spidermen”, ‘trokitën’ nëpër dritare e dhomave ku ndodhen të shtruar të vegjlit.Fotot më poshtë tregojnë momente që u dhuruan buzëqeshje atyre që po kalojnë këto ditë në spital.