PS: Prokuroria të hetojë Nokën, Ristanin e Zenelin. PD: Rama të kërkojë ndjesë

Partia Socialiste ka përsëritur thirrjen ndaj Prokurorisë së Përgjithshme që të nisë hetimin e ish ministrit të Brendshëm Flamur Noka, deputeteve demokratë Arben Ristani dhe Alban Zeneli. Deputeti Socialist Alfred Preza, Flamur Noka akuzohet si spiun i shërbimeve sekrete serbe dhe ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit.Alfred Peza: Ish-ministri i brendshëm Flamur Noka akuzohet si spiun i shërbimeve sekrete serbe. Ai ka qenë i ndaluar dhe ka gënjyer në formularin që ka plotësuar vetë për dekriminalizimin. PD duhet të veprojë menjëherë. Në të njëjtën mënyrë duhet të vepruar për Alban Zenelin, deputetin e dënuar me burg , por edhe për Ristanin i dënuar gjithashtu me burg.Por Partia Demokratike në një reagim të menjëhershëm i bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve që i poshtroi me këtë qeverisje kriminelësh.Sipas PD, nëse nuk do te ishte ligji për dekriminalizimin Elvis Roshi do te ishte ende duke drejtuar Bashkinë e Kavajës.PD i konsideron akuzat e PS sulme absurde dhe i kërkon Ramës te dorezoje trafikantet dhe kriminelet qe janë në poste kyçe.