1 Qershori, aktivitete të shumta për fëmijët në gjithë vendin

Të gjitha institucionet e vendit i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë festës së fëmijëve 1 qershorit. Avokati i popullit festoi me fëmijët e Qendrës Rezidenciale të fëmijëve shkollorë në Shkodër ndërsa Ministrja e Mbrojtjes organizoi një aktivitet festiv me fëmijët e nënave të dënuara. 3 djem e dy vajza kanë ardhur në jetë në maternitetin “Mbretëresaha Geraldinë” në kryeqytet në ditën ndërkombëtare të fëmijëve. Drejtori i maternitetit Blenard Nonaj tha se fëmijët gëzojnë shëndet të plotë bashkë me nënat e trye.Blenard Nonaj: Aktualisht janë bërë 2-3 lindje që kanë lindur normalisht dhe dy lindje që kanë lindur me operacion cezarian”.Për ta bërë më të gëzueshme këtë ditë të parë të jetës së këtyre foshnjave por edhe të porsalindurve të tjerë në këtë maternitet, fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës ka menduar tu japë atyre dhuratat e para.Gerta Hagen: “Po flas në emrin e kësaj vajze të vogël, ti e ke gjetur tamam ditën e mrekullueshme sepse sot është dita ime, dita e 1 qershorit”“Kemi organizuar disa dhurata për fëmijët tuaj. Dhurata e parë e 1 qershorit për bebat tuaj”.Por jo vetëm të porslindurit i janë gëzuar këtij 1 qershori.Avokati i Popullit ka zgjedhur të festojë me Fëmijët e Qendrës Rezidenciale të fëmijëve shkollorë 6-18 vjeç në Shkodër së bashku me fëmijë të ngujuar nga gjakmarrja.“Zyra e Avokatit të Popullit do të fillojë të ketë një angazhim për mbrojtjen sa më të mirë sociale si pjesë e objektivit për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve për të ndihmuar dhe për të përmbushur nevojat e tyre bazë dhe për të zgjeruar mundësitë e tyre për të arritur potencialin e plotë e shmangien e çdo lloj barriere në jetën e tyre”.Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zgjodhi të festojë 1 qershorin me fëmijët, nënat e të cilëve vuajnë aktualisht dënimin në burgje. Gjatë festës janë shpërndarë edhe dhurata .Edhe Partia Agrare Ambientaliste në kuadër të festës së fëmijëve organizoi një aktivitet në shkollën "Ibrahim Dalliu" ku nënkryetari Arben Tafaj i bëri apel qeverisë për m,ë shumë vëmendje ndaj vogëlushve për realizimin e ëndrrave të tyre./Oranews.tv/