“Në zonat e thella malore po hapen territore të reja për kanabisin”
I listuar si një qark problematik, Shkodra edhe këtë vit do të jetë në fokus të kontrolleve të policisë së shtetit për kultivimin e lëndëve narkotike.Aktorët lokal dhe uniformat blu zhvilluan një takim të përbashkët, ku kreu i policisë së Shkodrës, Lorenc Panganika njoftoi se këto ditë do nisë puna intensive në terren, ndaj kërkoi bashkëpunim të palëve për të denoncuar çdo rast.Panganika: Janë shpërngulur në zonat e thella malore. Po hapin territore dhe po i bëjnë gati dhe janë në fazën e hedhjes në tokë të bimëve narkotike. Ka mënyra të ndryshme që edhe personat që mund të informojnë të mos identifikohen.Kryebashkiakja Voltana Ademi dhe prefekti Paulin Radovani theksuan se duhet shtrënguar shtegu i tregtimit për të mos patur këtë hartë të zgjeruar kultivimi.Ademi: Sidomos në zonat e varfra ku nuk ka një mundësi tjetër ky fenomen është më i shtuar. Prandaj, pjesë e parandalimit është jo vetëm verifikimi, por duhet parë bashkë jo vetëm, por edhe qeveria qendrore duhet të shohim problematikën për zhvillimin e këtyre zonave.Radovani: Lufta kundër drogës ka me kenë paralel me luftën kundër varfërisë. Edhe policia duhet të hapë sytë, se nëse i shtrëngohet shtegu me u tregu ky mall, pa dyshim që interesi për me u mbjell do të jetë ky që është sot.Në qarkun Shkodër zonat më problematike vijojnë të mbesin malësia e Dukagjinit, Temali dhe Shllaku, si dhe njësia administrative e Rrethinave bashkë me disa fshatra të n/Shkodres./Ora News/