1 Qershori, Ministria e Mbrojtjes aktivitet për fëmijët e nënave të dënuara

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve u festua edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, një aktivitet i organizuar nën kujdesen e vet ministres Mimi Kodheli në bashkëpunim me shkollat e 9 - vjeçare të Tiranës, Dhomën e Avokatisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Aktiviteti iu kushtua veçanërisht fëmijëve të nënave të dënuara.Aktiviteti u shoqërua me programe artistike të përgatitura nga fëmijët e shkollave 9 - vjeçare të kryeqytetit.Pjesë e festës u bë edhe "Mjeshtrja e madhe", aktorja Roza Anagnosti, e cila recitoi një monolog artistik për fëmijë, të poetit Mitrush Kuteli.Në aktivitet ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, zëvendësministri, Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Nora Malaj, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu dhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Artur Zoto.Kodheli theksoi se ky aktivitet padyshim që i dedikohet të gjithë fëmijëve, por më së pari i dedikohet fëmijëve, nënat e të cilëve vuajnë aktualisht dënimin me burg. Ministrja e cilësoi këtë si një moment reflektimi, për të bërë më të mirën për shoqërinë shqiptare, e cila me gjithë përpjekjet e saj, vuan akoma padrejtësi.Ministria e Mbrojtjes dhe shkollat 9 - vjeçare të kryeqytetit shpërndanë dhurata për fëmijët e nënave të dënuara.Pas përfundimit të aktivitetit, ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli ofroi një drekë për këta fëmijë dhe nënat e tyre./Ora News/