Erdogan shpall Lëvizjen “Gylen” terroriste, avokati: Ankesë në Gj. Kushtetuese

Qeveria turke e drejtuar de fakto nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan shpall dje zyrtarisht lëvizjen “Hizmet” të klerikut mysliman, Fetullah Gylen si organizatë terroriste, duke e vendosur përkrah organizatave si Partia e Punëtorëve e Kurdistanit.Avokati mbrojtës i Gylen e ka dërguar vendimin në Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, duke paralajmëruar se procesin do ta ndjekë edhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.Avokati mbrojtës pretendon se në të gjitha hetimet e derimptanishme nuk kanë zbuluar asnjë provë të vetme se anëtarë të Lëvizjes janë përfshirë në ndonjë veprimtari me qëllim kryerjen e akteve të jashtëligjshme, aq më pak në përdorimin e armëve siç mund të ndodhë me ndonjë organizatë terroriste.“Nuk është zbuluar as edhe një veprimtari dhune, pretendimi se Lëvizja Gylen është një organizatë terroriste dhe klienti im terrorist, në gjuhën e popullit nuk janë veçse nga një sofizëm bosh, pra pa kurrfarë baze.” Pasi theksoi se sa e vështirë do të kishte qenë fshehja e një krimi për plot 40 vjet”, thotë avokati mbrojtës, duke shtuar se të gjitha pretendimet janë të pabaza.“Siç vërehet qartë edhe prej raportit të përgatitur nga policia, nuk është gjetur as edhe një veprimtari e jashtëligjshme, ku Lëvizja Gylen, e cila ka afërsisht një gjysmë shekulli që zhvillon veprimtaritë e saj, të ketë përdorur kund forcën apo të ketë shkelur ligjin. Kështu që, nuk ka se si, që veprimtaritë dhe aktiviteti i pjesëtarëve të Lëvizjes “Hizmet”, të cilët mblidhen bashkë për të kryer veprime që nuk përbëjnë vepra penale, të cilësohen si veprimtari terroriste. Për rrjedhojë, Lëvizja “Hizmet” nuk mund të cilësohet assesi si “organizatë terroriste”.Lëvizja Hizmet ka si qëllim kryesor arsimin dhe investimet e saj janë të shtrira në këtë drejtim, por për Presidentin Erdogan, kjo lëvizje akuzohet se po tenton për të rrëzuar qeverinë e drejtuar prej.Dikur aleat, që prej vitit 2010, kur Gylen kritikoi ashpër dhunën e qeverisë kundër protestuesve për parkun “Gezi” në Stamboll dhe me zbulimin e aferave korruptive të disa ministrave më 17 dhjetor të vitit 2013, marrëdhëniet e tyre u përkeqësuan.Erdogan akuzon Lëvizjen për zbulimin e aferave dhe që prej atëherë nisi luftën politike ndaj medieve mbështetëse të Lëvizjes duke i mbyllur ato. Muaj më parë u mbyll e përditshmja më e madhe në vend Zaman./Ora News/